Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI HUMANITAR “FËMIJËT PËR FËMIJË”

6. maj 2015.

Medvegjë – Në Medvegjë është mbajtur shfaqja e XII humanitare “Fëmijët për fëmijë”, në organizimin e institucionit parashkollor “Mlladost”, nga kjo komunë. Me këtë rast janë mbledhur 37.890 dinarë nga kontributet në hyrje të Shtëpisë së Kulturës, në të cilin vend është mbajtur edhe shfaqja.

Me rastin e këtij aksioni humanitar të të rinjëve, komuna e Medvegjës nga buxheti i saj ka ndarë 30.000 dinarë, ndërsa për kontribut prej 5.500 dinarëve ka dhënë shkolla fillore “Radovan Kovaçeviq”, nga Leca, kurse 5.000 dinarë ka ndarë Qendra për Punë Sociale nga Medvegja. Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dorëzohen në llogarinë bankare të Dragan Saviqit, babait të Dobrivojës, i cili është njëvjeçar dhe i cili ka lindur me sindromin daun, ndërsa e pret edhe një operacion i rëndë që do t’a ketë në zemër.

Të gjithë njerëzit e qëllimit të mirë, që dëshirojnë t’i ndihmojnë të voglit Dobrivojë, mund të dërgojnë kontribut në llogarin bankare: 205-9001006967590-45  – Banka Komerciale AD Beograd, në emrin e Dragan Saviqit.

Burimi: Ueb faqja Adavinic dhe Trupi Koordinues