Arkiva e lajmeve
                   

AGJENSIONI ZHVILLIMOR I SERBISË: KONKURS PËR ZGJEDHJEN E IDEVE MË TË MIRA PROJEKTUESE PËR ZHVILLIMIN E RAJONIT (AFATI 31.03.2017)

17. janar 2017.

Beograd – Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS) ka shpallur Konkurs për zgjedhjen më të mirë të ideve projektuese, të cilat kanë për qëllim prezentimin e projekteve investuese në një rajon apo pjesë të rajonit në Republikën e Serbisë.

Fondi i përgjithshmë shpërblyes për propozimet më të mira të ideve projektuese është 4 milion dinarë, ndërsa vlera për çmimin e parë është një milion dinarë. Konkursi është i hapur deri më 31 mars 2017, ndërsa të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjitha ekipet projektuese të institucioneve të akredituara të larta arsimore, të cilën mund ta përbëj një profesor në rolin e mentorit dhe studentët e atij institucioni.

„Me këtë konkurs kemi dëshiruar që t`i nxisim të rinjët të mendojnë rreth zhvillimit të rajonit të tyre dhe avansimit të bashkësive në të cilën kanë lindur apo jetojnë. Secila pjesë e Serbisë ka specifikën e vet, e cila mund të kontribuoj në zhvillimin lokal dhe nacional, dhe se dëshira jonë është që t`i inkurajojmë të rinjët të tregojnë kreativitetin dhe inovativitetin e vet dhe të japin kontributin e tyre për njohuritë rajonale”, ka deklaruar u.d i drejtorit të RAS-it, Zhelko Sertiq.

Secili ekip projektues mund të dorëzoj vetëm një propozim të idesë projektuese, ndërsa institucionet e larta arsimore mund të marrin pjesë në konkurs me shumë ekipe projektuse. Idetë projektuese nuk duhen t`i përkasin rajonit në të cilën gjendet selia e institucionit të lartë arsimor. Rreth zgjedhjes së projekteve më të mira do të vendos Komisioni. Idea e cila do të zë vendin e dytë do të shpërblehen me 800.000 dinarë, e treat me 600.000 dinarë, ndërsa nga 400.000 dinarë do të shpërblehen ekipet projektuese në kategoritë e veçanta: vendimi i brendigut më të mirë, vendimi për ndikim më të mirë në mjedisin jetësor, vendimi për kontributim më të mirë për punësim të ri dhe vendimi për ndikimin më të mirë në bashkësinë lokale.

Për më shumë informata vizitoni ueb faqen e agjensionit www.ras.gov.rs

Burimi: Agjensioni Zhvillimor i Serbisë dhe Trupi Koordinues