Arkiva e lajmeve
                   

AFATI PËR PARAQITJE PËR TEKSTET FALAS SHKOLLORE ËSHTË DERI MË 15 PRILL

10. prill 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Paraqitja për ndarjen e teksteve falas shkollore për vitin e ardhshëm shkollor në shkollat fillore është deri më 15 prill, ndërsa shkollat kanë afat deri më 25 prill që të dhënat t`i shënojnë në sistemin informativ “Dositej”.

Sipas planit të Ministrisë së Arsimit, tekstet falas mësimore do t`i marrin të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga familjet e rrezikuara materiale (shfrytëzuesit e ndihmës sociale), nxënësit me pengesa në zhvillim dhe invaliditet, të cilët arsimimin fillor e arrijnë sipas planit individual (IOP), si dhe fëmija e tretë i lindur apo me rradhë të cilët janë në sistemin e arsimit.

Si fakt mbi përmbushjen e kushteve për marrjen e teksteve falas mësimore, fëmijët duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion: për nxënësit nga familjet e rrezikuara sociale – vendimin me të cilin vërtetohet e drejta në realizimin e ndihmës sociale në të holla; për fëmijën e tretë dhe të rradhës – vendimin e institucionit arsimor mbi cilësinë e nxënësit, përkatësisht studentit, ndërsa për fëmijët të cilët shkollohen sipas sistemit IOP, dokumentacioni duke është i nevojshëm sepse shkolla i posedon këto të dhëna për këtë nxënës.

Nëse nxënësi realizon të drejtë në baza të shumta, tekstet shkollore i merrë në bazë të njërit kriter, theksojnë në Ministrinë e Arsimit.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të marrin tekstet falas shkollore për matematikë, gjuhë serbe/amtare, bota rreth nesh, dituri shoqërore dhe natyrore dhe gjuhë të huaj, ndërsa nxënësit nga klasa e pestë deri në të tetën për matematikë, gjuhë serbe/amtare, gjuhë e huaj e parë, gjeografi, histori, kimi, fizikë dhe biologji.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues