Arkiva e lajmeve
                   

ABETARJA PËR NXËNËSIT E KOMUNITETIT SHQIPTARË

15. shtator 2011.

Kryetari i Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ministri Millan Markoviq (Milan Marković), ambasadori i Republikës së Shqiprisë Shpëtim Caushi, shefi i misionit të OSBE-së Dimtros Kipreos dhe kryetari i Këshillit kombëtarë të shqiptarëve Galip Beqiri dje në Bujanoc prezentuan abetarën për nxënësit e komunitetit shqiptarë.

Abetarja dhe fletorja e punës janë rezultat ipërpjekjeve të Këshillit kombëtarë shqiptarë që fëmijëve tu sigurohen tekstet shkollore në gjuhën amëtare, e cila është arritur  me bashkpunimin e shkëlqyeshëm me Trupin Koordinues, ambasadën e Republikës së Shqiprisë dhe misionin e OSBE-së. Kz është fillimi i zgjidhjes sistematike të teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Ministri Millan Markoviq tha se përdorimi i abetares dhe fletorës së punës janë në përputhje me ligjin mbi tekstet shkollore të Republikës së Sërbisë. Sipas fjalëve të tij, ky tekst shkollorë është importuar nga Shqipëria me miratimin e Ministrisë së arsimit dhe shkencave, me rekomdim të Këshillit kombëtarë shqiptarë është shtypur në Sërbi. Ministri Markoviq iu falënderua Këshillit kombëtarë shqiptarë dhe misionit të OEBS-it në bashkpunim me rastin e botimit të abetrës. Ndërkohë, ministri Markoviq iu falënderua edhe ambasadorit të Republikës së Shqiprisë Shpëtim Caushit me rastin e ndihmës së dhënë rreth zgjidhjes së problit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Kryetari i Këshillit kombëtarë  shqiptarë Galip Beqiri shprehi kënaqësinë  që fëmijët me marrjen e lejes për abetare dhe fletoreve punuese është vetëm një pikë në deti në raport me kërkesat e nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe. Beqiri iu falëminderua Trupit Koordinues , misionit të OSBE-së dhe ambasadës së Republikës së Shqiprisë.

Shefi i misionit të OSBE-së Dimitros Kipreos përshëndeti miratimin e abetrës së parë në gjuhën shqipe dhe mirëpret që e njejta do të ndodhë edhe me tesktet tjera shkollore që janë të nevojshme për zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe.

Ambasadori i Republikës së Shqiprisë Shpëtim Caushi tha se abetarja është dhuratë fëmijëve në jug të Sërbisë dhe tha se do të h edhe më tej në arsimimin e fëmijëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ai shpreson që tekstet shkollore të reja në gjuhën shqipe të botohen me një tempo më të shpejtë, gjë që do të kontribonte në bashkpunimin më të hapur dhe më të mirë në mes dy popujve dhe dy shteteve,

Ministri Millan Markoviq , shefi i misionit të OSBE-së Dimitros Kipreos, ambasadori Shpëtim Caishi dhe kryetari i Këshillit kombëtarë shqiptarë Galip Beqiri vizituan klasën e parë  të shkollës fillore Naim Frashëri ku edhe i shpërndanë abetaret dhe fletoret e punës,