Arkiva e lajmeve
                   

9,5 MILION EURO MJETE TË PAKTHYESHME FINANCIARE NGA IPA 2013 PËR ZBATIMIN E ZGJIDHJEVE TË PËRHERSHME PËR STREHIM DHE PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS NË VENDBANIMET ROME

12. korrik 2016.

Beograd – Qeveria e Republikës së Serbisë, të cilën e përfaqëson Ministria e Financave, Sektori për Kontraktim dhe Financimin e Programeve nga mjetet e UE-së (CFCU), ka hapur konkurs për dorëzimin e përmbleve të propozim projekteve për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme financiare për arsye të realizimit të aktiviteteve për qëllim të sigurimit të zgjidhjes së përheshme strehimore dhe avansimin e infrastrukturës në vendbanimet rome.

Afati për paraqitje të propozim projekteve është 9 shtator 2016.

Për qëllim të njohjes së afërt me detalet e konkursit, mënyrën e paraqitjes, kushteve të zgjedhjes dhe përgaditjen e dokumentacionit të nevojshëm, do të mbahet tri info sesionet në :

-Beograd, 13 korrik, në hapësirat e Media Qendrës, Terazije 3, në ora 11

-Novi Sad, 14 korrik, në hapësirat e Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës, Zmaj Jovina 3, në ora 11 dhe në

-Nish, 15 korri, në hapësirat e Qendrës Rajonale të Nishit, Pariske Komune bb, ora 11.

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i gjeni në adresën: www.cfcu.gov.rs

Burimi: Sektori për Kontraktim dhe Financimin e Programeve nga mjetet e UE-së dhe Trupi Koordinues