Arkiva e lajmeve
                   

70 PËRQIND TË TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE JANË GATI PËR VITIN E ARDHSHËM SHKOLLOR

30. gusht 2013.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarve Galip Beqiri, thotë se për vitin e ardhshëm shkollorë janë siguruar 70 përqind të teksteve shkollore në gjuhën shqipe për shkollat fillore.

Për vitin e ardhshëm shkollor janë siguruar 70 përqind  tekste të nevojshme shkollore në gjuhën shqipe edhe ky është një përparim i madhë në krahasim me vitin e kaluar, ka theksuar kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarve Galip Beqiri.

Beqiri  ka thënë që tekstet shkollore në gjuhën shqipe janë siguruar në tri mënyra: përkthimi në gjuhën shqipe nga tekstet shkollore të cilat shfritëzohen në arsimin e gjuhës serbe; disa tekste shkollore të importuara nga Shqipëria; në bazë të miratimit nga Ministria e arsimit dhe përpunimi i teksteve shkollore nga autorët Shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci

“Në përpjekje të vazhdueshme Këshilli Nacional i Shqiptarve dhe Ministria e arsimit për këtë vit shkollor i ka siguruar 80 libra për shkollën fillore, ku është 70 përqind të teksteve shkollore. Ende nuk janë siguruar tekstet shkollore për lëndën e historis, gjografis, muzikës dhe artit, sepse nuk kemi njerëz të interesuar që ti përkthejnë”, ka theksuar Beqiri.

“Nga Shqipëria janë siguruar tekstet shkollore të gjuhës shqipe prej klasës së parë deri të klasës tetë me miratimin e Ministris së arsimit. Në të gjitha shkollat që mësohet në gjuhën shqipe kemi dërguar listen për tekstet shkollore që janë të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe të gjithë janë të obliguar të i përmbahen” ka thënë Beqiri.

Deri sa pyetja për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për shkolla fillore gati është zgjidhur, për tekstet shkollore të shkollës së mesme deri tani nuk është bërë shumë, ka shtuar Beqiri.

“Në shkollat e mesme edhe më tutje do të shfritëzohen tekstet shkollore të vjetrat ose shenimet sepse janë të nevojshme 350 libra për dhjetë drejtime, kurse ne atë drejtim deri tash nuk është bërë shumë” ka theksuar Beqiri.

Burimi: RTS