Arkiva e lajmeve
                   

4.3.2011.

4. mars 2011.

JAVORJA ,,NACIONAL’’ NË GJUHËN SHQIPE

Bujanoc – Këshilli Kombëtarë Shqipëtarë është sponzorë i javores ,,Nacional’’ në gjuhën shqipe, pilot kopja e cila do të prezentohet sot në Bujanoc. Kjo është një nga progreset e para konkrete të arritura me ndihmën e Këshillit Kombëtarë, deklaroi kryetari i Partisë për Veprim Demolratik Riza Halimi.

Halimi deklaroi se ,,Nacional’’, edhepse sponzorohet (finansohet) nga Këshilli Kombëtarë Shqipëtarë, si një subjekt i posaqëm do të konkurojë për mjete finansiare në Ministrinë e kulturës dhe të informimit, e cila finanson edhe gazeta tjera në gjuhët e pakicave kombëtare në Serbi.

,,Redaktor i Nacional-it është Baki Rexhepi, gazetarë me një përvojë të gjatë në punën e tijë si gazetarë në Radiotelevizionin ,,Spektri’’ në Bujanoc, ndërsa redaksioni është i përbërë nga gazetarë të rinjë të cilëve do t’u ipet rasti për të fituar përvojë’’ theksoi Halimi.