Arkiva e lajmeve
                   

26.05.2009.

26. maj 2009.

Mbrojtësi i qytetarëve të Republikës së Serbisë (ombudsmani republikan) Sasha Jankoviq me zëvendësit dhe me bashkëpunëtorët e tij do të vizitoj Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën më 26 dhe 27 maj të këtij viti,  ku do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe do të bisedojë me qytetarët për problemet që i preokupojnë ata dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve.

Ombudsman me ministrin e pushtet lokal dhe të qeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milan Markoviq si dhe me kryetarët e këtyre komunave më 26 maj në Bujanoc do të bisedojë rreth hapjes së zyres së Mbrojtësit të drejtave të qytetarëve në Serbinë jugore.

Gjatë ,,Ditës së Ombudsmanit” në Serbinë jugore, Mbrojtësi i qytetarëve dhe zëvendësit e tij do të vizitojnë shkollat, qendrat për punë sociale, stacionet policore, ushtrinë dhe bazën e zhandarmërisë si dhe institucionet tjera publike. Gjithashtu do të takohen edhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, mediat lokale dhe me qytetarët.

Në suaza të vizitës së Mbrojtësit të qytetarëve komunave të lartpërmendura në Serbinë jugore më 27 maj në ora 14.00 do të bahet dorëzimi i donacionit të Republikës Çeke si dhe OSBE-së Mbrojtësit të qytetarëve pran Shtëpisë së Kulturës në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48) ku do të marë pjesë edhe ambasadorja e Republikës Çeke Hana Hubaçkova kurse përfaqësues i OSBE-së do të jetë Jeroen de Vries-koordinator i programit për Serbinë Jugore, Livio Sarandrea-zëvendës i kryeshefit të zyres për të drejtat e njeriut si dhe Marianne Mahaffey-këshillëtarë politik. Republika Çeke dhe OSBE-ja kanë ndihmuar Ombudsmanin republikan për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve me mjete të ndryshme për punë në teren.