Arkiva e lajmeve
                   

25 shkurtë 2009

26. shkurt 2009.

Konkursi i ri për mjete stimuluese të cilat janë të dedikuara komunave më të pazhvilluara, ka filluar më 24 shkurtë.

Sekretari shtetërorë Dejan Jovanoviq nga ministria e ekonomisë dhe zhvillimit regjional ka theksuar se janë siguruar 2.49 miliardë dinarë na buxheti. Përparësi për marrjen e këtij lloji të kredisë kanë afaristët dhe sipërmarrjet të cilat merren me prodhim dhe shërbime si dhe ato sipërmarrje të cilat me këto mjete finansojnë ndërtimin e objekteve të reja si dhe në shtimin e kapaciteteve. Ky lloj kreditimi stimulues është i dedikuar për gjithsej 40 komunat më të pazhvilluara, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Ndërmarrësit e interesuar mundë të logarisin në kredinë prej 500.000 deri në tre milionë dinarë kurse personat juridik prej 2 deri në 250 milion dinarë por me kushtë që në dy vitet e fundit nuk kanë punuar me humbje.

Përparësi do të kenë ata të cilët kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre si dhe në punësimin e personave që janë  në listë të entit për punësim.

Në kreditim nuk mundë të parcipohet në hapjen e shitoreve të reja, për programet primare të bujqësisë, finansimin e tregëtisë, në blerjen e mjeteve të udhëtimit (automobilave) si dhe blerjen e pajisjeve  për lojërat e fatit dhe bastore.

Tri qëllimet kryesore të kësaj kredie mbështetëse për komunat më të pazhvilluara janë: stimulimi në finansimin e mëtutjeshëm, stimulimin në punësimin e mëtutjeshëm si dhe në përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve. Këo investime në komunat më të pazhvilluara janë me rëndësi për zhvillimin e barabartë me regjionet më të zhvilluara në përgjithësi.