Arkiva e lajmeve
                   

24.2.2010.

24. shkurt 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues, ministri Milan Markoviq, kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Preshevës, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberii dhe Slobodan Drashkoviq dhe kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, janë takuar në Ministrinë e ekonomisë dhe të zhvillimit regjional me kryetarin e Trupit koordinues, sekretarin shtetërorë Dejan Jovanoviq, sekretarin shtetërorë Nebojsha Qiriq dhe drejtorin e Agjensionit për Privatizim Vladislav Cvetkoviq. Në takim është biseduar për problemet ekonomike dhe privatizimin, ndërsa përfaqësuesit e tri komunave kanë paraqitur problemet kyqe nga sfera e ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik. Kanë rënë dakordë që përfaqësuesit nga Ministria e ekonomisë në muajin e ardhshëm të marrin parasyshë të gjitha kërkesat dhe problemet në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe më pas do të organizohet takimi i ardhshëm. Sekretari shtetërorë Nebojsha Qiriq tha se ky është fillimi i një bashkëpunimi intenziv ndërsa ministri Markoviq u falënderoi përfaqësuesve të Ministrisë së ekonomisë duke theksuar se një ndër prioritetet e Trupit Koordinues është zhvillimi sa më i shpejtë ekonomik i këtyre komunave.
Pas takimit në Ministrinë e ekonomisë dhe zhvillimit regjional, delegacioni i Trupit Koordinues është takuar me përfaqësuesit e Ministrisë së drejtësisë, sekratarin shtetërorë Slobodan Homen dhe me ndihmësministrin Vojkan Simiq. Përfaqësuesit e Ministrisë së drejtësisë theksuan se ata janë mirë të njohur me problemet në gjyqësi në këto tri komuna dhe se në gjashtë muajt e fundit intenzivisht bashkëpunojnë me Trupin Koordinues në zgjidhjen e këtyre problemeve. Kryetari i Trupit koordinues theksoi se Ministria e drejtësisë është një ministri në Qeverinë e Serbisë me të cilën Trupi Koordinues ka bashkëpunim të ngushtë.