Arkiva e lajmeve
                   

20.11.2008.

20. nëntor 2008.

Presheve- Ne sallen e konferences te komunes se Presheves eshte mbajtur trajnimi treditor, ne kuader te projektit "Per ne mjedis te qendrueshem". Gjate ketij trajnimi nxenesve te gjimnazit "Skenderbeu" (Junior Achievement) ju eshte dhene mundesia qe nga trajnuesit Rexhep Ilazi (menaxher ne zyren e programit SCOPS) dhe Armend Aliu(drejtor i agjencionit per zhvillim te komunave PB) permes edukimit jo formal te aftesohen dhe trajnohen si dhe te fitojne njohuri ne lidhje me pershkrimin e projekteve dhe maredhenieve me publikun, qe ne te ardhmen te ken mundesi dhe aftesi konkurimi me projekte tek donatoret e ndryshem.

Projekti eshte perkrahur nga Ambasada amerikane ne Beograd i cili projekt do te zgjase dhjete muaj, dhe do te realizohet nga OJQ "Green World" nga Presheva ne bashkepunim me "Junior Achievement". Ne kuader te ketij projekti eshte i parapare te realizohet edhe nje trajnim, me crast grupit prej 30 nxenesve (Junior Achievemnt) do t'u jipet rasti te informohet me temat e ndryshme qe kan te bejne me ruajtjen e mjedisit , konkretisht per nje mjedis te qendrueshem, si dhe realizimi i aktiviteteve te ndryshme ekologjike.

Organizata joqeveritare per ruajtjen e mjedisit "Green World" e cila per qellim ka ruajtjen e teresise dhe llojllojshmeris natyrore, per mes edukimit dhe informimit te qytetareve si dhe nderrmarrjen e aktiviteteve te ndryshme ekologjike, eshte themeluar ne Presheve ne fillim te vitin 2005, dhe deri me tani ka realizuar mbi dhjet projekte ekologjike.