Arkiva e lajmeve
                   

20.05.2010.

20. maj 2010.

Shërbimi nacional për punësim (NSZ) dje paralajmëroi se ka miratuar 355 projekte në suaza të punëve publike për vitin 2010 në të cilin vit do të punësohen 5.620 qytetarë. Në deklaratë thuhet se nga buxheti i Ministrisë së ekoniomisë dhe të zhvillimit regjional për këto projekte është ndarë një shumë prej 700 milion dinarë.

Numri më i madh i punëve publike, rreth 60% do të kryhen në komunat më të pazhvilluara siq janë: Bujanoci, Trgovishta, Zhitoragja dhe Bllace. Siq është theksuar, më tepër projekte janë lejuar për aktivitetet sociale, humanitare dhe për aktivitete kulturore, gjithsej 136 projekte në të cilat punë do të gjejnë 1.736 qytetarë, pastaj 131 projekte nga sfera e e mbrojtjes së mjedisit jetësorë në të cilat projekte do të punësohen 2.320 qytetarë si dhe 88 projekte nga sfera e infrastrukturës në të cilat do të punësohen 1.564 qytetarë.

Gjatë miratimit të projekteve, përparësi kanë pasur projektet ku do të punësohej kategoria më e rëndë për punësim siq është popullata rome. Për 21 projekte ku do të përfshihen 303 persona të komunitetit romë, janë lejuar 37,8 milion dianrë.

Të punësuarët në punët publike do të paguhen sipas kualifikimeve përkatëse dhe ate prej 16.000 dinarë për shkallën e parë dhe të dytë e deri në 22.000 dinarë për shkallën e shtatë të kualifikimit përkatës. Në konkursin e këtijë viti për punët publike kanë mbërrirë 1.467 kërkesa nga i tërë vendi në një sumë prej 5 miliardë dinarësh. Punët publike do të organizohen si veprimtari humanitare, kulturore dhe ekologjike.