Arkiva e lajmeve
                   

17.1.2011. - BIOMASA NË ,,TERMOVENT’’

17. janar 2011.

Medvegjë – Agjensioni Zhvillimorë i Republikës së Sllovenisë do të ndajë një milionë euro nga fondet Europiane për prodhimin e briketit dhe biomasës në Medvegjë. Slobodan Drashkoviq, kryetari i komunës së Medvegjës, theksoi se në Slloveni ka nënshkruar kontrata me gjashtë kompani sllovene të cilat do të jenë partnere me Agjensionin për Zhvillim. Prodhimi në dy muajtë e parë do të fillojë në tremijë katrorë në fabrikën e dikurshme ,,Termovent’’. Me këtë rast do të punësohen 40 punëtorë të cilët mbeturinat do t’i dorëzojnë në përpunim të mëtutjeshëm, theksoi Drashkoviq. Ai shtoi se nga i njëjti burim do të përfitohen edhe 295.000 euro për zonën industriale në qendër të Medvegjës.