Arkiva e lajmeve
                   

15.1.2011. - 250 BARINJË NGA MEDVEGJA E VARFËR JANË LAJMËRUAR PËR IMPORTIMIN E GJEDHEVE

15. janar 2011.

MEDVEGJË – Rreth 250 bujqë nga Medvegja, e cila është njëra ndër komunat më të varfëra në Serbi, janë lajmëruar në programin për blerjen e gjedheve të racës së njohur nga Austria, me një vlerë prej afro 50 milionë dinarë. Blerja e këtyre gjedheve do të finansohet nga shteti, komuna e Medvegjës dhe qumështorja ,,Mlekara Sabac’’, ndërsa fermerët nga rrafshnalta Golak theksojnë se kjo është mënyra e vetme që në Serbinë jugore të kthehet jeta.

Në planë është që çdo ditë të mblidhen rreth 5.000 litra qumësht e cila më pastaj do të pasterizohet në kzhinën e dikurshme të fabrikës ,,Termovent’’e më pastaj të përpunohet në Shabac.

Çmimi i këtyre gjedhe sillet prej 1.500-2.000 euro për një kre.

Slobodan Drashkoviq, kryetari i komunës së Medvegjës, theksoi se momentalisht ky është plani më ,,serioz i gjelbër’’ në Serbi. Fermerët këto gjedhe do t’i paguajnë përmes qumështit, mirëpo ende nuk është vendosur se për sa vite. Stacioni për mbledhjen e qumështit do të jetë kuzhina e dikurshme të ,,Termoventit’’. Çdo të dytën ditë cisterna me nga 10.000 litra do të transportojë qumështin i cili do të grumbullohej, theksoi Drashkoviq.