Arkiva e lajmeve
                   

14.05.2010.

14. maj 2010.

BANKA EKONOMIKE BEOGRAD: BUJANOCIT MJETE FINANSIARE PËR INVESTIME

Në suaza të nxitjes së bashkëpunimit në mes sektorit privat dhe atij publik, banka Ekonomike Beograd dhe USAID përmes programit ,,Programi i stimulimit për zhvillim ekonomik të komunave’’ kanë  dhënë shpërblimin komunës së Bujanocit si më të mirën në garimin ,,Investoni në Serbi 2010’’ në kategorinë ,,Projekti më i mirëi i partneritetit’’. Banka ekonomike Beograd Bujanocit i ka shpërndarë mjete finansiare për investimin në prodhimtarin e sajë si dhe në zonën e biznesit. Dorëzimit të çmimit i ka parapri prezentimi i potencialeve ekonomike të kësaj komune si dhe shembulli i suksesit të bashkëpunimit me ekonominë lokale. Në garimin ,,Investoni në Serbi’’ këtë vitë kanë marrë pjesë 29 qeveri lokale nga e tërë Serbia të cilat kanë garuar në demonstrimin e kapaciteteve për tërheqjen e investimeve të reja si dhe mbajtja e investitorëve ekzistues. Kategorija e posaqme në konkurs ,,Projekti më i mirë i partneritetit’’ ka kërkuar nga pushtetet lokale prezentimin e rezultateve të bashkëpunimit me afaristët lokal.

Bujanoci ka prezentuar zgjidhjen e problemeve në zonën industriale ,,Sektori 6’’ dhe në kërkesë të afaristëve, Zyrja për zhvillim ekonomik  ka ndihmuar në eliminimin e problemeve lidhur me infrastrukturën dhe sigurimin e mjeteve finansiare për ndërtimin e tri trafostacioneve të cilat deri më tani kanë kufizuar prodhimin në këtë zonë.


Janë siguruar kushtet për punësimin e  30 punëtorëve të rinjë në fazën e parë ndërsa janë siguruar kushtet edhe për punësimin edhe  të 60 punëtorëve të tjerë.