Arkiva e lajmeve
                   

12 TË DYSHUAR PËR BROHORITJET NACIONALISTE NË BUJANOC

16. tetor 2015.

Bujanoc – Administrata Policore në Vrajë, dje në Prokurorinë e Lartë ka ngritur padi penale kundër 12 personave nga komuna e Bujanocit.

Paditë janë ngritur kundër: E.A. nga fshati Sumolicë, A.F. nga fshati Sumolicë, I.A. nga fshati Tërnoci i Madh, Sh.E. nga fshati Tërnoc i Madh, I.L. nga Bujanoci, H.D. nga Tërnoci i Madh, B.V.  nga Bujanoci, Z.A. nga Bujanoci, B.D. nga Sumolica, Z.A. nga Bujanoci dhe R.A. nga Bujanoci.

Të gjithë këta policia i ngarkon përshkak të veprës penale të nxitjes së urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, për të cilën vepër parashihet dënim prej gjashtë muaj e deri pesë vite.

Këta 12 persona, siç thuhet në raportin policor, janë pjesë e grupit të madh të shqiptarëve të cilët me rastin e festës së fitores në futboll të reprezentacionit të Shqipërisë, të dielen më 11 tetor të këtij viti kanë brohoritur “Mbyte, therre, që serbi të mos egzistojë”.

Të gjithë personat e dyshuar nuk janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike, e as nuk iu është caktuar paraburgim, por që ndaj tyre do të zbatohen procedurë e rregulltë penale, thuhet në informatën të cilën në kërkes të mediave e ka dhënë Leposlava Jovçiq, zëdhënse e Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë.

Burimi: B92, Studio B, Alo dhe Juzhne Vesti

homescontents