Arkiva e lajmeve
                   

11. 02. 2010.

11. shkurt 2010.

Shërbimi profesional i mbrojtësit të qytetarëve të Serbisë më 11 dhe 12 shkurtë do të qëndrojë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ku do të pranojë ankesat e qytetarëve në punën e organeve të administratës. Këshillëtarët e mbrojtësit të qytetarëve, në Bujanoc do t’i pranojnë palët të enjten më 11 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 në ndërtesën e komunës. Në Preshevë pranimi i qytetarëve bëhet të premten më 12 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 gjithashtu në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa në Medvegjë në të njëjtën ditë prej orës 08.00 drei ora 18.00 në Shtëpinë e Kulturës.