Arkiva e lajmeve
                   

1.9.2010

1. shtator 2010.

USHTRIA NDIHMON FSHATIN SHQIPËTARË 

BUJANOC
– Përfaqësuesit e ushtrisë së Serbisë dje kanë vizituar fshatin Muhoc, fshat shqipëtarë në komunën e Bujanocit i cili gjendet në zonën e sigurisë ku me këtë rast kanë dhënë ndihmën mjekësore qytetarëve të cilët kanë pasur nevojë. Vizita e ushtrisë është e dyta me radhë këtë vitë dhe është një pjesë  e planit të ushtrisë së Serbisë për ndërlidhje më të mira me qytetarët lokal në mënyrë që të zvogëlohen tensionet në zonën e sigurisë.
 
Fshati është rreth 20 kilometra largë qytetit të Vranjës dhe pak më afër Bujanocit. Gjendet në një teren të papërshtatshëm ku nuk ka rrugë. Për qytetarët e këtijë fshati ka pasur rëndësi të madhe kontrollimi nga ana e mjekëve ushtarak për arsye se për shumicën e qytetarëve të këtij fshati, kjo është mundësia e vetme që të marrin ndihmën  mjekësore.

Idenë e komandantit të brigadës së katër kolonelit Milosav Simonoviqit dhe nënkolonelit Igor Avdiqit si dhe Igor Shqepanoviqit nga Zyrja e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ekipet medicionale periodikisht të vizitojnë të ndihmojnë qytetarët e fshatrave në zonën tokësore të sigurisë e kanë përkrahur edhe kryetarët e komunës së Preshevës dhe të Bujanocit.

Dje në fshatin Muhoc për kontrollim mjekësorë janë paraqitur afro 30 pacientë, në përgjithësi për sëmundjet kronike. Mjeku ushtarak i ka kontrolluar duke shfrytëzuar ndihmën e përkthyesit.

Sabush Sabedini, mësues në pension, është i mendimit se vizita e herëpasëhershme e mjekëve ushtarak në këto fshatra është e mirëseardhur për këta qytetarë.