Arkiva e lajmeve
                   

05.05.2010.

5. maj 2010.

Unioni Europian nga programi i sajë për mbështetjen  e pushteteve lokale dhe sipërmarrjeve komunale do të finansoj me 14 milionë euro ndërtimin e sistemit të ujësjellësit të përbashkët për regjionin më të gjerë të rrethinës së Vranjës nga akumulacioni ,,Crvonek’’ i Vranjska Banjës. Kështuqë, përpos qytetit të Vranjës me rrethinë, ujë të pijshëm do të sigurojë Vranjska Banja, Bujanoci dhe Presheva. Suma e përgjithshme e këtijë projekti do të kushtojë 34 milionë. Qeveria e Republikës së Serbisë së bashku me pushtetet lokale të Vrenjës, Bujanocit dhe Preshevës do të sigurojë 20 milonë euro.

Nga sistemi ,,Crvonek’’ ka pesë vite që me ujë të pijshëm furnizohet Vranja. Që të mundë ky sistem i ujësjellësit të shëndrrohet në një sistem regjional dmth për realizohimin e këtij projekti të Unionit Europian, është e patjetërsueshme që së pari të ndërrohen gypat nga penda e deri te fabrika e ujit e cila gjendet afër Vranjës. Është e patjetërsueshme edhe riparimi i pajisjeve të stërvjetëruara si dhe ndërrimi i teknologjisë në vetë fabrikën e ujit. Kapaciteti i fabrikës do të rritej në gjashtëqindë litra ujë në sekondë. Duhet të zëvendësohet edhe gypi i vjetër nga azbesti i cili shkon nga fabrika për përpunimin e ujit e deri te qyteti i Vranjës e më pastaj do të vijojë ndërtimi i gypave të ujësjellësit nga Vranja e deri në Bujanoc dhe Preshevë.