Arkiva e lajmeve
                   

04.04.2009

4. prill 2009.

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Camerun Munter deklaroi për ,,Fonet’’ se qeveria e tijë mbështetë nënshkrimin e Marrëveshjes mbi rekonstruimin e Trupit Koordinues për Serbinë Jugore.

-Ne konsiderojmë që kjo marrëveshje është një shprehje e mirë e vullnetit të popullit Shqipëtarë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë- deklaroi Munter.- Marrëveshja paraqet një hapë të rëndësishëm i cili do të ndihmojë që  qytetarët e kësaj treve të integrohen në punën e Trupit Koordinues dhe të bashkëpunojnë edhe më tepër.

Në këtë mënyrë organet shtetërore mund të vendosin dhe të zgjidhin problemet në teren.

Ai ka shprehë bindjen se së shpejti do të formohen gjashtë grupet punuese të cilat do të fillojnë me zgjidhjen e problemeve.

I pyetur se o do të insistoj ambasada e SHBA-së në respektimin e pjesës së kontratës e cilja parasheh kyqjen e Serbëve në pushtetet lokale të Preshevës dhe Bujanocit, ambasadori Monter dha përgjegje pozitive.

- Është e nevojshme që ne të punojmë së bashku dhe në koordinim, në mënyrë që qytetarëve të Luginës së Preshevës t’u mundësohet një jetë sa më e mirë dhe që Qeveria të angazhohet më tepër në zgjidhjen e të gjitha problemeve që i preokupon qytetarët e kësaj treve-deklaroi Monter.