Arkiva e lajmeve
                   

01.04.2010.

1. prill 2010.

Beograd – Komuna e Bujanocit është fitues absolut në garën e pushteteve lokale në promovimin e investimeve në Serbi të cilin e ka organizuar USAID në suaza të Programit nxitja e zhvillimit ekonomik në Serbi. Çmimi i dytë i ka takuar Leskocit ndërsa i treti Uzhicës. Çmimet e fituesve u kanë dorëzuar Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, Mlagjan Dinkiq. Bozhidar Gjeliq dhe Oliver Druliq. Në garën me titull ,,Investoni në Serbi’’, përfaqësuesit e 28 komunave nga Serbia, prej 1 deri më 31 mars kanë pasur rastin që jurisë të përbërë nga ekspertët t’u prezentojnë potencialet ekonomike dhe investive si dhe t’i ekspozojnë në takimin final në panairin investiv i cili është organizuar dje në hotelin ,,Hayat’’ në Beograd.

Përveq tri çmimeve kryesore, përfaqësuesit e USAID-it dhe kompanive që kanë marrë pjesë në këtë shpërblim (Telenor, Austrian Airlines, Banka Ekonomike Beograd etj), pjesëmarrësve të garimit u kanë dorëzuar edhe pes çmime të posaqme. Mirënjohje të posaqme për angazhim të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik lokal ka marrë Smedereva. Për projekt më të mirë të partneritetit të administratës ka marrë Bujanoci si dhe sipas mendimit të publikut, Bujanoci ka pasur prezentimin më të mirë në hotelin ,,Hayat’’.

Sipas mendimit të zhirisë, materialin më të mirë promotiv (Webfaqen, broshurat investive etj) ka pasur Subotica, ndërsa të dhënat ekonomike për investime të mundshme nga partnerët potencial i ka prezentuar Novi Sadi.

Paralelisht me prezentimin e komunave, janë mbajtur edhe dy panel diskusione me temën ,,Nga vështrimi ekonomik, bashkëpunimi në mes sektorit privat dhe publik’’ dhe ,,Pyesni ambasadorët - Serbia në tregun global’’, në të cilën kanë marrë pjesë ambasadorët e SHBA-ve, Spanjës, Gjermanisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Italisë si dhe kryetarët e pushteteve lokale. Ambasadorja e SHBA-së në Beograd, Meri Vorlik, vlerësoi se ,,të gjithë pjesëmarrësit janë fitues’’ sepse kanë paraqitur në mënyrë të bindshme se si komunat e tyre janë më tërheqëse për investitorë. Ajo tha se një paraqitje të tillë duhet  ta ketë edhe shteti si dhe hapi tjetër i cili duhet patjetër të përfundojë është përfundimi i reformës në Serbi.