Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
10. mars 2017.

TË SHTUNËN TËRHEQJA E PARË E LOJËS SHPËRBLYESE “MERR KUPONIN FISKAL DHE FITO”

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale ka njoftuar se më shumë se tre milion zarfe me llogari fiskale, të cilat qytetarët i kanë dërguar për pjesëmarrje në lojën shpërblyese “Merre llogarinë dhe fito”, janë bartur nga qendra postare në Zemun në Studion 8 të RTS në Koshutnjakë, ku më 11 mars do të tërhiqen çmimet e para.

10. mars 2017.

KRYQI I KUQ DHE USHTRIA NDIHMON BANORËT E NOVA SELLËS

Bujanoc – Kryqi i Kuq në Bujanoc, në bashkëpunim me Brigadën e 4 të Ushtrisë së Serbisë ka organizuar aksionin “Ushtari medicinal në fshat”. Kontrollimet mjekësore të banorëve lokal kanë kryer në Nova Sellës, në BL Bilaç, në komunën e Bujanocit.

10. mars 2017.

DITA E SHF “BRANKO RADIÇEVIQ”: SIKUR BANKAT TË FLASIN

Bujanoc – Në SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc kanë filluar përgaditjet për shënimin e Ditës së Shkollës më 28 mars, e cila është shënuar tri ditë më herët. Drejtoresha e shkollës Gordana Zllatkoviq thotë se në përmbajtjet festive programore vetëm se janë projektuar.

10. mars 2017.

KONKURSI I AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË POLONISË “GRANTET E VOGLA 2017” – PRANIMI I PARAQITJEVE PROJEKTUESE

Ambasada e Republikës së Polonisë në Serbi ka njoftuar se është hapur konkursi për këtë vit “Grantet e vogla 2017”, të cilat financohen nga buxheti i Republikës së Polonisë. Për financimin e projektit mund të konkurojnë: organizatat joqeveritare, institucionet nga rëndësia publike, administrate në nivelin qendror dhe lokal dhe misionet fetare dhe organizatat e motivuara fetare.

9. mars 2017.

STANKOVIQ: VIZITA E KRYETARIT TË SHQIPËRISË NISHANIT PA TENSIONE

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vizituar Bujanocin dhe Preshevën, ndërsa në Serbi ka ardhur me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit. Kryetarin e Shqipërisë në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë e ka pritur në pikën administrative Konçul të Bujanocit kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë...

9. mars 2017.

8 MARSI NË ÇERDHEN E BUJANOCIT

Bujanoc – Të vegjëlit nga kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, dje me programin e tyre argëtues kanë ururar festën nënëave, gjysheve dhe tezeve të tyre. Idea e festës është që të gjithë të jepin kontribut në heqjen e diskriminimit të grave në teori dhe praktikë, por edhe apel qeverive që politika e cila udhëhiqet të jetë në përputhje me nevojat e grave.

9. mars 2017.

UE DHE QEVERIA E ZVICRRËS FINANCOJNË PËRFUNDIMIN E NDËRTIMIT TË QENDRËS PËR DIALIZË NË LEBAN

Medvegjë, Leban – Në Leban kanë filluar punimet në përfundimin e Qendrës për Dializë pranë Shtëpisë së Shëndetit, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të sëmuarit e veshkëve jo vetëm nga kjo komunë, por edhe nga komunat fqinje Medvegjë dhe Bojnik.

9. mars 2017.

MEDVVEGJË: TË VEGJËLIT E ZELLSHËM TË KOPSHTIT TË FËMIJËVE “RINIA”

Medvegjë – Të vegjëlit e kopshtit për fëmijë “Rinia” nga Medvegjë, kanë qenë ditëve të fundit të zellshëm dhe sëbashku me edukatoret e tyre kanë bërë dhuratat e suprizuara për nënat, gjyshet dhe tezet e tyre, në mënyrë që t`ia zbukurojnë festën e djeshme.

6. mars 2017.

LULZIM RASHITI, PËRFAQËSUES I ODËS EKONOMIKE TË SERBISË NË BUJANOC

Bujanoc – Oda Ekonomike e Serbisë (OES) ka zgjedhur Lulzim Rashitin për përfaqësues të saj në Bujanoc. Rashiti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se do të jetë i angazhuar për organizimin e ndërmarrjeve në komunën e Bujanocit për qëllim të avansimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe shfaqjes së tyre në tregun rajonal.

6. mars 2017.

NË PRESHEVË JANË GRUMBULLUAR 50 NJËSI TË GJAKUT

Preshevë – Në hapësirat e stacionit policor në Preshevë, në organizimin e Sindikatës së Policisë së Serbisë, organizatës humanitare “Koce Zauvek” dhe “HU u Srcu”, është organizuar aksioni i dhënies vullnetare të gjakut, gjatë të cilës janë grumbulluar 50 njësi të gjakut.

«Претходна страна   Следећа страна»