Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: VIZITA E KRYETARIT TË SHQIPËRISË NISHANIT PA TENSIONE

9. mars 2017.

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vizituar Bujanocin dhe Preshevën, ndërsa në Serbi ka ardhur me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit. Kryetarin e Shqipërisë në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë e ka pritur në pikën administrative Konçul të Bujanocit kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq. Në ndërtesën e komunës së Bujanocit në të cilën kanë qenë të vendosur flamuri i Serbisë, Shqipërisë dhe Unionit Europian, Bujar Nishani në takimet e ndara ka biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, me deputetin popullor Fatmir Hasani, përfaqësuesit liderëve politik serb dhe shqiptar të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Zoran Stankoviq.

Pas bisedimeve është mbajtur konferenca për gazetarë në të cilën kryetari i Shqipërisë Nishani ka thënë se Shqipëria është i interesuar për forcimin e bashkëpunimit me Serbisë, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe takimet e dy kryeministrave.

„Dëshirojmë që t`i ndihmojmë shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë që të realizohen të dretjat në arsim, zhvillim ekonomik dhe simbolet kombëtare. Ardhmërinë duhet ta ndërtojmë me rrespekt dhe vlerësim të ndërsjelltë, ndërsa jo me urrejtje dhe mostolerancë“, ka theksuar Nishani.

Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit, ka thënë që me kryetarin e Shqipërisë ka biseduar rreth mundësive që institucionet e Shqipërisë direkt të investojnë në projektet kulturoro-arsimore dhe projekte të tjera të cilat përmirësojnë pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka thënë se Republika e Serbisë angazhohet që pakicat kombëtare në vendin tonë të kenë të gjitha të drejtat të parapara me konventat ndërkombëtare, të gjitha të drejtat të parapara me Kushtetutë dhe ligjet e vendit tonë, si edhe për këtë gjithmonë punojnë. Ai theksoi se vizita e kryetarit të Shqipërisë në asnjë mënyrë nuk ndikon në rritjen e tensioneve në Bujanoc dhe Preshevë dhe nënvizoi se e gjitha kjo ka kaluar qetë dhe në mënyrën më të mirë.

Pas takimit në ndërtesën e komunës, kryetari i Shqipërisë ka vizituar shkollën fillore në Tërnoc të Madh, ku ka marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërsa vizitën e vet e ka përfunduar me banorët e Preshevës.

Burimi: Trupi Koordinues, RTS, JUGPRES