Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
10. tetor 2017.

BUJANOCI NË FORUMIN E BIZNESIT ME BIZNISMENËT TURQ

Bujanoc – “Delegacioni i komunës së Bujanocit sot do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit me biznesmenët turq të cilët do t`i sjellë kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan”, tha Rahim Salihi, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanoc Shaip Kamberi, i cili do të udhëheq delegacionin komunal.

10. tetor 2017.

PUNA E KUZHINËS POPULLORE NË KOMUNËN E PRESHEVËS

Preshevë – Kuzhina popullore në Preshevë ka rreth 400 shfrytëzues prej të cilëve gjysma jeton në bashkësitë e largëta lokale dhe fshatrat, në të cilat vaktet i dërgohen në mënyrë që ta marrin nga një vakt në ditë.

10. tetor 2017.

NJËZET PERSONA JANË ANGAZHUAR PËR PUNËT PUBLIKE NË MEDVEGJË

Medvegjë – Njëzet persona nga evidence e Shërbimit Nacional për Punësim kanë nënshkruar kontratat mbi angazhim në punët publike në Medvegjë.

9. tetor 2017.

GJYKATA THEMELORE NË BUJANOC KA FITUAR ÇMIMIN E GJYKATË SË LARTË TË KASACIONIT

Bujanoc – Gjykata Themelore në Bujanoc ka fituar çmimin e tretë të Gjykatës së Lartë të Kasacionit në kategorinë e “Rritja e numrit të zgjidhjes së lëndëve të vjetra në gjykatë për dallim të njejtës periudhë të vitit të kaluar”.

9. tetor 2017.

MBLEDHJA RRETH DISKRIMINIMIT

Vrajë – Në Vrajë është mbajtur takimi nën slloganin “Sëbashku kundër diskriminimit”, të cilën e kanë organizuar Forumi Rinor për Edukim të Romëve nga Bujanoci, Qendra Kulturore Rome nga Vrajska Banja dhe organizata Civil Rights Defenders.

9. tetor 2017.

PRESHEVA BËHET ME TEATËR

Preshevë – Iniciativa për themelimin e teatrit lokal është nisur në mbledhjen e parë të Organit të Përkohshëm, trup i cili është formuar pas shpërndarjes së kuvendit dhe do të udhëheq komunën e Preshevës deri në zgjedhje.

9. tetor 2017.

MEDVEGJA: 10 MILIONË PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË

Medvegjë – Në sallën e KK të Medvegjës janë ndarë mjetet e dedikuara për inkurajimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural të komunës së Medvegjës.

9. tetor 2017.

TIHANA LEKO, PËRFAQËSUESJA E KOMESARIT TË LARTË PËR PAKICA KOMBËTARE TË OSBE-SË, KA DORËZUAR “FJALORIN E VOGËL” NË SHKOLLAT NË MEDVEGJË

Medvegjë – Zyra e Komesarit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare në Hag dhe Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të cilët kanë punuar në fjalor, kanë distribuuar në komunën e Medvegjës botimin e “Fjalorit të Vogël” serbisht-shqip dhe shqip-serbisht.

6. tetor 2017.

OFER: PROTOKOLLI PËR MBROJTJEN E FËMIJVE

Bujanoc – Takimi i parë inicues për fillimin e kampanjës ndërmjetësuese për sjelljen e Protokollit të Posaçëm për Mbrojtjen e Fëmijëve nga të gjitha format e dhunës,  abuzimit dhe neglizhimit është mbajtur në organizimin e Forumit Rinor për Edukim të Romëve në Bujanoc (OFER).

«Претходна страна   Следећа страна»