Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
7. nëntor 2014.

“JUGISTOK”-U PARALAJMROI 55.000 HARXHUES

Kompania “Jugoistok”, ka dërguar muajin e kaluar ka dërguar paralajmrime përpara se të çkyqet rryma 55.000 amvisëri dhe firma në tërritorin e Serbisë juglindore. Nga kjo kompani paralajmrohen harxhuesit që faturat e mbetura duhen të paguhen më së voni deri të hënën më datë 10 nëntor.

6. nëntor 2014.

ËSHTË SHTYER AFATI PËR KONKURSIN E PROGRES-IT EUROPIAN PËR PROJEKTE PARTNERE TË KOMUNAVE DHE ORGANIZATAVE SHOQËRISË CIVILE

Përshkak interesimit të madh për ftesën aktuale për përkrahje projekteve të cilët do të realizohen në bashkëpunim me vetqeverisjet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët kanë për qëllim rimëkëmbjen e grupeve shoqërore të cenueshme në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, PROGRES-i Europian ka vazhduar afatin për aplikim të propozim projektet deri më 14 nëntor, deri në ora 16:00.

6. nëntor 2014.

NDËRTIMI I MEKANIZMAVE PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KORRUPSIONIT NË NIVELIN LOKAL NË KOMUNAT E RRETHIT TË PÇINJËS DHE JABLLANICËS

Në kuadër të ralizimit të projektit “Ndërtimi i mekanizmave për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në nivelin lokal në komunat e jugut të Serbisë“, të cilin e finanson Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Serbi, Qendra për Aktivitete Demokratike ka realizuar disa aksione rrugore të cilat kishin për qëllim animacionin e qytetarëve rreth prezencës së korrupsionit  dhe vërtetimin e sondazhit të kryer rreth përceptimin të korrupsionit në nivelin lokal.

5. nëntor 2014.

ZVOGËLIMI I VARFËRISË DHE PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË PUNËS PËR BASHKËSINË ROME NË JUGUN E SERBISË, NË FUSHËN E MBLEDHJES SË LËNDËVE TË PARA SEKUNDARE – FAZA III

Në kuadër të realizimit të fazës së dytë të projektit që ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë dhe përmirësimin e pozitës së personave që mbledhin lëndët e para sekundare, në ndërtesën e komunës së Vlladiçin Hanit është mbajtur truezë e rrumbullakët në temën “Rregullativa dhe praktika e reciklimit të mbeturinave komunale, gjendja aktuale dhe problemi i mbledhësve të lëndëve të papërpunuara, mundësitë e bashkëpunimit të sektorit publik, privat dhe OJQ në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm“.

5. nëntor 2014.

KA FILLUAR CIKLUSI I GJASHTË I PROGRAMIT “NISUNI PËR NË PUNË”

Ciklusi i ri apo i gjashtë i konkursit të programit nacional “Nisuni për në punë”, ka filluar më 15 tetor 2014, dhe do të jetë i hapur deri më 31 janar të vitit 2014.

3. nëntor 2014.

RANG LISTA PRELEMINARE PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME PËR VITIN SHKOLLOR 2014/2015, NË TERRITORIN E KOMUNAVE PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Komisioni i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2014/2015, në bazë të procesverbalit 100 numër 670-00-00002-27/2014-01,  30.10.2014 dhe mjeteve të disponueshme finansiare shpallë rang listën preleminare të nxënësve për marrjen e bursave. 

3. nëntor 2014.

JANË NDALUAR DISA TENTIME TË KONTRABANDËS ILEGALE NË KUFIRIN E PRESHEVËS

Preshevë – Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës, kanë ndaluar një person me shtetësi greke që në mënyrë jashtligjore të kaloj më shumë se 5 kilogram të stolive të argjendit, vlera e të cilave ishte 16000 euro, ka njoftuar Administrata Doganore.
3. nëntor 2014.

POLICIA NË TËRNOC TË MADH KA KONFISKUAR DY TONË DUHAN

Bujanoc – Policia e Vranjës në Tërnoc të Madh të komunës së Bujanocit ka konfiskuar përkohësisht dy tonë duhan të papërpunar dhe dy makina për prerjen e duhanit, ka njoftuar Administrata Policore e Vranjës. Sipas fjalëve të Dragan Stamenkoviqi, dhënësit të Administratës Policore të Vranjës, duhani është marrë nga tre persona të Tërnocit të Madh në Bujanoc.
«Претходна страна