Rreth nesh
                   

Historiku dhe misioni

Historijati i Trupit Koordinues

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, tri komunat në Serbinë jugore, që nga fillimi i krizës në vitin 2000 kanë një vëmendje të veqant në suaza të institucionenve politike të Qeverisë së Sërbisë. Kjo vëmendje ka pasur për qëllim qetësimin e tensioneve ndëretnike, ndalimet e konfliktit të armatosur si dhe normalizimin e jetës së qytetarëve të këtyre tri komunave në Sërbinë Jugore. Nga ana tjetër, në një periudhë më të gjatë kohore, shteti është fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik si dhe integrimin politik dhe shoqërorë që të vijë deri te stabiliteti i kësaj treve. Trupi Koordinues i Qeverisë Republikës së Jugosllavisë (SRJ) si dhe Qeverisë së Republikës së Sërbisë është formuar më 16 dhjetorë të vitit 2000. Formimi i Trupit Koordinues, në politikën e shtetit të Sërbisë ka pasur një kahje tjetër të afrimit në zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve të armatosura.Trupi Koordinues është një shembull i mirë i praktikës rreth zgjidhjes së problemeve në mënyrë paqësore e jo me mjete ushtarake.

Misioni i Trupi Koordinues

Trupi Koordinues i Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë oshtë organ administrativo-egzekutiv i cili koordinon aktivitetet e Qeverisë së Sërbisë, organeve shtetërore, shërbimit publik, organet e qeverisjes lokale si dhe qytetarëve  të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim të zhvillimit të këtyre tri komunave si politikisht, stabilitetin ekonomik dhe të sigurisë, me standarde të zhvilluara për jetën e qytetarëve duke i respektuar të drejtat njerëzore, të pakicave, të fesë si dhe të drejtat dhe liritë e qdo qytetari.
Trupi Koordinues vepron si faktorë aktiv, para së gjithash, në ngritjen e shkallës së integrimit politik, sigurimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik, ndërtimin e shoqërisë civile si dhe përkrahë  aktivitetet e qytetarëve.
Trupi Koordinues, për arritjen e qëllimeve të tij, në mënyrë aktive bashkëpunon me bashkësinë ndërkombëtare rreth arritjes së qëllimit të tijë.


Prioritetet

Buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2010 përmban sumën prej 421.550.000 dinarësh dhe është bërë në atë mënyrë që të mbështetë politikën e Trupit Koordinues e cila ka katër prioritete bazë, dhe ate:

1) arsimin

2) problemin social

3) zhvillimin ekonomik

4) përforcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile