Arsimi i mesëm
                   

Arsimi i mesëm

Nxënësve të shkollave të mesme Trupi Koordinues që nga viti 2009 i jep bursë mujore në vlerë prej 6.000,00 dinarë. Bursat i jepen nxënësve gjat gjithë vitit shkollor prej shtatorit deri në qershor. Prej vitit 2009 janë dhënë 1.205 bursa. Komisionin për zgjedhjen e bursistëve e përbejnë përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit Koordinues dhe vetqeverisjeve lokale.

Prej themelit tw tij, Shërbimi i Trupit Koordinues ka investuar në objektet shkollore. Kemi marrë pjesë në ndërtimin e shkollës së mesme „Sezai Surroi“ (Bujanoc) dhe në shkollat fillore në bashkësinë lokale Muhovcë (Bujanoc), në fshatin Zhunicë (Preshevë) dhe shkollën „Ibrahim Kelmendi“ (Preshevë) të cilës iu janë shpërndar mjete për mobilimin e kuzhinës për nxënësit. Është investuar në ndërtimin e sallave të edukatës fizike në shkollat e mesme në Preshevë dhe në shkollën fillore „Ibrahim Kelmendi“. Janë ndihmuar zgjerimet dhe rindërtimet e objekteve ekzistuese shkollore, ndërrimin i enteriereve dhe rregullimin e oborreve të shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

homescontents