Arsimimi
                   

Arsimimi

Një nga prioritetet strategjike të Trupit Koordinues është edhe përmirsimi i kualitetit dhe disponueshmëria e arsimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në bazë të kësaj, trupi Koordinues në partneritet me Ministrinë e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Këshillit Nacional Shqiptar, komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe me organizatat ndërkombëtare organizon disa projekte dhe aktivitete me qëllim të përmirsimit të kushteve për zhvillim kualitativ të arsimit për të gjitha bashkësitë të cilat jetojn në jug të Serbisë.

Spektri i aktiviteteve të përbashkëta përfshin edhe përmirsimin e infrastrukturës në objektet parashkollore, fillore dhe të mesme, paijsen me mjete pa pagesë për filloristët, përcjelljen dhe ndihmesën në sigurimin e librave për arsim në gjuhën shqipe, bursa për nxënësit e shkollave të mesme, bursa për të rinjë nga Bujanoci dhe Presheva për studime në Univerzitetin e Novi Sadit, përmirsimin e kualitetit të njohjes së gjuhës serbe për të rinjët nga bashkësia shqiptare nëpërmjet „Shkollës së gjuhës serbe“, mundsimin e funksionimit të mirë dhe zhvillimit të paralelës së Fakultetit ekonomik dhe juridik të Univerzitetit të Nishit në Medvegjë, sikur edhe paralelës së fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.