Puna me shoqatat
                   

Puna me shoqatat

Mbështetja e iniciativave të organizatave është një ndër prioritetet e Trupit Koordinues në pesë vitet e fundit. Ndër të parët kemi vërejtur domosdoshmërin për krijimin e partneritetit me organizata (shoqata). Është e njohur që organizatat nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve, japin kontribut të vecant në zhvillimin e shoqërisë dhe vendosjen e vlerave demokratike, poashtu ato kanë mundësi të arrijn deri tek të gjithë shtresat e popullatës. Për këtë arsye pesë vitet e fundit, në partneritet me pushtetet lokale, kemi shpallur konkurse për ndarjen e mjeteve për realizimin e projekteve me interes publik që realizojn organizatat në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Konkurset e Shërbimit të Trupit Koordinues kanë pasë për qëllim:

  1. Ngritjen e kapaciteteve të shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nëpërmjet realizimit të projekteve me rëndësi për qytetarët e tri komunave;
  2. Krijimi i klimës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të të gjithë bashkësive nacionale të cilët jetojn në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
  3. Nxitjen e aktivizmit tek të rinjët, realizimin e projekteve për të rinjët dhe inkuadrimi i të rinjëve në rrjedhat sociale në nivel lokal në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
  4. Bashkëpunimin dhe lidhjet e organizatave nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja;
  5. Ngritja e njohurive të aktivistëve të sektorit joqeveritarë në sferat e rëndësishme për shoqëri civile;
  6. Nxitja e projekteve në sferën e kulturës (teatrit, filamve, letërsisë, punëtorive letrare, artit) dhe arsimimit joformal;
  7. Nxitjen për arsimim të popullsisë;
  8. Afrimin e të rinjëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me bashkëmoshatarët nga pjesët tjera të Republikës së Sërbisë;
  9. Përmirsimin e mënyrës së jetesës personave me nevoja të vecanta.

Konkurset janë shpallur në kuadër të Konluzionit të Qeverisë së Republikës së Sërbisë mbi pranimin e Programit mbi mjetet për nxitjen e programit ose mbi mungesën e një pjese të mjeteve për financimin e programeve me interes publik  të cilët i realizojn shoqatat, organizatat, në territoret e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Të gjitha mjetet për programet dhe projektet në bazë të këtij Programi janë siguruar me anë të Ligjit mbi buxhetin e Republikës së Sërbisë. Procedurën  e ndarjes së mjeteve e ka realizuar komisioni të cilën me anë të Vendimit e ka formuar drejtoresha e shërbimit, ndërsa Vendimin mbi shumën dhe ndarjen e mjeteve e bjen drejtoresha me propozim nga ana e komisionit. Në punimet e komisionit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Të drejt për pjesmarrje në konkurse kanë pasur vetëm organizatat të cilët janë të regjistruara në territorin e Republikës së Sërbisë, të regjistruara në regjistret e organeve kompetente dhe të cilët kanë realizuar qëllimet statutore të tyre në njërën prej sferave në të cilat realizohen programet dhe projektet me qëllimet e përmendura në konkurset e Shërbimit të Trupit Koordinues.

Kriteriumet më të rëndësishme për përzgjedhjen e projekteve:

  1. kualiteti, origjinaliteti, rendësia aktuale e projektit për përmirsimin e gjendjes në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
  2. formulari i buxhetit i cili garanton realizim dhe qëndrueshmëri të projektit;
  3. kapaciteti për udhëheqjen e projektit dhe programit nëpërmjet referencave adekuate;
  4. rezultatet e qarta në krahasim me propozimin e shpenzimeve të cilët janë të definuara në Udhëzimet e konkursit;
  5. përvoja në realizimin e projekteve në sferën e përcaktuar në këtë program;
  6. gatishmëria për ndërtimin e partneritetit me sektorin publik, joqeveritarë, dhe me qytetarët, si dhe shkalla e suksesit në realizimin e aktiviteteve të projektit nëse marrin mjetetet për realizimin e projektit.

Të gjithë organizatat të cilave u është lejuar përdorimi i mjeteve, pas propozimit të komisionit dhe vendimit të drejtoreshës mbi ndarjen e mjeteve, kanë qenë të obliguara të nënshkruajn kontratë me Shërbimin e Trupit Koordinues, në të cilën në mënyrë precize janë rregulluar edhe obligimet kontraktuese të palëve, mënyra e realizimit të programit dhe mënyra e raportimit mbi mjetet e shpenzuara. Me kontratën mbi shfrytzimin e mjeteve të pakthyeshme është parapa edhe obligimi që përdoruesi i mjeteve të i kthej mjetet e ndara në buxhetin e Republikës së Sërbisë, në rast se vie deri te shpërdorimi ose keqpërdorimi i mjeteve. Raste të tillë, përgjat këtyre pesë vitete, Shërbimi i Trupit Koordinues nuk ka pasur me rastin e ndarjes se mjeteve, realizimit të projektit dhe kontrollimit të programit me rëndësi publike të cilat i kanë realizuar organizatat dhe shoqatat në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

NDARJA E MJETEVE NËPËR VITE :

Në periudhën e vitit 2009 Shërbimi i Trupit Koordinues ka shpallur dy konkurse për ndarjen e mjeteve për projekte të shoqërisë civile dhe mbështetje të mediave. Komisionin për përzgjedhjen e projekteve e kanë përbër nga një përfaqësues nga secila komunë dhe tre përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues. Trupi Koordinues në vitin 2009 për projekte të organizatave dhe mediumeve ka ndarë 5.984.740,50 dinarë. Janë përkrahur gjithsejt 21 projekte të organizatave dhe mediumeve.

Në periudhën e vitit 2010 Shërbimi i Trupit Koordinues ka shpallur tre konkurse për ndarjen e mjeteve për projekte të shoqërisë civile dhe mbështetje të mediave. Komisionin për përzgjedhjen e projekteve e kanë përbër nga një përfaqësues nga secila komunë dhe tre përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues. Trupi Koordinues në vitin 2010 për projekte të organizatave dhe mediumeve ka ndarë 19.146.035,19 dinarë. Janë përkrahur gjithsejt 54 projekte të organizatave dhe mediumeve.

Në periudhën e vitit 2011 Shërbimi i Trupit Koordinues ka shpallur tre konkurse për ndarjen e mjeteve për projekte të shoqërisë civile. Komisionin për përzgjedhjen e projekteve e kanë përbër nga një përfaqësues nga secila komunë dhe tre përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues. Trupi Koordinues në vitin 2011 për projekte të organizatave ka ndarë 13.723.027,00 dinarë. Janë përkrahur gjithsejt 28 projekte të organizatave.

Në periudhën e vitit 2012 Shërbimi i Trupit Koordinues ka shpallur tre konkurse për ndarjen e mjeteve për projekte të shoqërisë civile dhe mbështetje për mediat. Komisionin për përzgjedhjen e projekteve e kanë përbër nga një përfaqësues nga secila komunë dhe tre përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues. Në tre konkurse Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndarë 7.789.880,00 dinarë. Janë përkrahur gjithsejt 22 projekte të organizatave.

Në periudhën e vitit 2013 Shërbimi i Trupit Koordinues ka shpallur një konkurs për ndarjen e mjeteve për projekte të shoqërisë civile. Komisionin për përzgjedhjen e projekteve e kanë përbër nga një përfaqësues nga secila komunë dhe tre përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues. Në një konkurs Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndarë 698.500,00dinarë. Janë përkrahur gjithsejt 2 projekte të organizatave.

Në periudhën gusht 2009 – prill 2013 janë përkrahur gjithsej 127 projekta të organizatave dhe mediumeve nga këto tri komuna dhe janë ndarë gjithsej 47.342.182,69 dinarë.

Projektet e organizatave kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e tri komunave. Duke mos dashur të ndajmë asnjë projekt, theksojm se në pesë vitet e fundit kemi përkrahur projekte në sferën e kulturës dhe informimit, sportit, barazisë gjinore, aktivizmit të të rinjëve, mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare, bashkëpunimin në mes pjestarëve të bashkësive të ndryshme nacionale që jetojn në jug të Sërbisë. Organizatat, nëpërmjet mjeteve të cilat i kan marrë në konkurs, kanë organizuar shfaqe dhe punëtori teatrale, trajnime për gazetarë, vizita të ndryshme dhe aktivitete të shumta të cilët kan kontribuar në përmirsimin e kualitetit të jetesës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Shërbimi i Trupit Koordinues, në partneritet me programin e Kombeve të bashkuara PBILD, ka organizuar në javën e parë të qershorit të vitit 2011 trajnimin katër ditorë për përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga këto tri komuna të jugut të Sërbisë. Fokusi ka qenë në organizatat të cilat mirren me zgjidhjen dhe adresimin e problemeve të të rinjëve.

Qëllimi i trajnimit ka qenë forcimi i kapaciteteve dhe ngritja e dijes dhe aftësive organizatave të të rinjëve në punën me programe nga sfera e politikave kulturore dhe arsimore, drejtave të pakicave dhe gjinive. Një pjesë e trajnimit u është dedikuar edhe temave sikur cikluset e projekteve, punës në grupe dhe rroleve në grupe.

Cka janë shoqatat?

Në bazë të rregullave në Ligjin mbi shoqatat (në vazhdimin e tekstit: Ligj), shoqatat janë organizata joqeveritare jo fitim prurëse dhe vullnetare të formuara mbi lirinë e bashkimit të më shumë personave juridikë ose individëve, të formuara me qëllim të realizimit dhe përmirsimit të një qëllimi dhe interesi të përbashkët ose të përgjithshëm , të cilat nuk janë të ndaluara me Kushtetutë ose Ligjë. Një prej lirive të grantuara me Kushtetutë është edhe liria e shoqatave. Kjo liri është garancion juridik i lidhjes së më shumë individëve nga të cilët lindë shoqata.

LINKU : TRAJNIMI PËR PJESTARËT E SHOQËRISË CIVILE

NË KËTË LINK MUND TË MERRNI INFORMACIONE SHTESË MBI KONKURSET E TRUPIT KOORDINUES.