Arsimi i lartë
                   

Arsimi i lartë

Shërbimi i Trupit Koordinues iu është përkushtuar zhvillimit dhe sigurimit të disponueshmërisë të arsimit të lartë në Serbinë Jugore. Në mënyrë që të jenë të kënaqshme nevojat e qytetarëve për vazhdimin e arsimimit, fakultetet në Nish dhe Subotic dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, me ndihmën e Shërbimit të Trupit Koordinues dhe në bashkëpunim me vetqeversjet lokale, kanë hapur sëpari paralelet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Nishit në Medvegjë, e më pastaj dhe paralelen e fakultetit të Novi Sadit në Bujnaoc.

Profilet shkencore të paraleleve të hapura janë definuar në përputhshmëri me nevojat e shprehura të qytetarëve të këtyre komunave dhe mundësive të tyre për të gjetur punë, në bashkëpunim dhe me ndihmën e vetqeverisjes lokale dhe faktorëve tjerë të rëndësishëm.

Paralelet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Nishit në Medvegjë

Në tetor të vitit 2009, në Medvegjë janë hapur paralelet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit. Studentët e komunitetit shqiptar mësimin e vijojnë me ndihmën e përkthimit simultant gjatë ligjeratave. Atyre iu është bërë e mundur që të gjithë testeve dhe kollekfiumeve të iu nënshtrohen në gjuhën amtare, ndërsa Shërbimi i Trupit Koordinues e ka siguruar përkthimin e gjitha librave në gjuhën shqipe.

Shërbimi i Trupit Koordinues e ka bërë të mundur shtypjen e leksikonit të parë juridik sërbisht-shqip, i cili studentëve të paraleles së Fakultetit Juridik në Medvegjë i ka dhënë ndihmë në zotërimin e termave juridike.

Studentët e këtyre dy paraleleve, të cilët e regjistrojn vitin e ardhshëm akademik, Trupi Koordinues  i ka ndihmuar dy herë në vitë me nga një bursë në vlerë prej 7.000 dinarë.

Që nga themelimi i këtyre dy paraleleve janë regjistruar 5 gjenerata të studentëve.

Studimi i fizibilitetit për zhvillimin e arsmit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc

Studimi i fizibilitetit është rezultat i projektit „Reformat e politikës së arsimimit në jug të Serbisë“, qëllimi i të cilit është analiza e sistemit arsimor në Republikën e Serbisë, nën shqyrtimin e përvojave krahasuese nga rajoni. Studimi ka  parashikuar skenaret e mundshme të zhvillimit arsmit të lartë në Bujanoc dhe Preshevë duke theksuar se ai duhet të bëhët në kornizën institucionale të Republikës së Serbisë, mundësisht mbrenda institucioneve ekzistuese të arsimit të lartë në vend.

Versionit final të studimit i kan paraprirë dy diskutime publike, në Bujanoc dhe Beograd, në të cilat janë paraqitur konkluzionet paraprake. Në diskutime në të cilat kanë marrë pjesë përfaqësuesit e tri komunave, deputeti popullor Riza Halimi dhe përfaqësuesit e Kuvendeve komunale të Preshevës dhe Bujanocit, janë paraqitur vëretjet konstruktive në disa nga konkluzionet e Studimit, por edhe qëndrimi i përgjithshëm se Studimi është hap në drejtimin e duhur.

Një rekomandim i Studimit është formimi i grupit punues që do të angazhohet në punën për hapjen e institucioneve të arsimit të lartë në Bujanoc dhe Preshevë.

Zhvillimin e studimeve e ka inicuar si dhe e ka ndihmuar finansiarisht, logjistikisht dhe profesionalisht Shërbimi i Trupit Koordinues, me ndihmën e ambasadës të Britanis së Madhe, Fondit për shoqëri të hapur dhe Fondi Ballkanik për demokraci.

Studimin e fizibilitetit mund ta shkarkoni këtu

Paralja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc

Bazuar në rekomandimet e Studimeve të fizibilitetit ministri i arsimit dhe shkencës në vitin 2010, ka formuar grupin punues për zgjidhjen e çështjeve nga fushat e arsimit të lartë në Bujanoc dhe Preshevë. Grupin punues e kanë përbërë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shërbimi i Trupit Koordinues, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, eksperti vendor për arsimim të lartë dhe përfaqësuesit e zyrës Komesarit të lartë për pakicat kombtare nga Haga (OSBE).

Bazuar në rekomandimet e grupit punues Fakulteti Ekonomik të Suboticës Univerzitetit të Novi Sadit, në tetor të viti 2011 ka hapur paralelen e fakultetit në Bujanoc. Ligjeratat në këtë paralele zhvillohen në dy gjuhë: studentët e komunitetit serb dhe rom mësimin e vijojnë në gjuhën serbe, ndërsa studentët e komunitetit shqiptar mësimin e vijojnë në gjuhën shqipe. Fakulteti Ekonomik në Suboticë ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomit të Univerzitetit Shtetëror të Tetovës (Republika e Maqedonisë), dhe ligjërimin në gjuhën shqipe e realizojnë profesorët dhe asistentët nga Tetova. Planprogrami arsimor i mundëson studentëve shqiptar që gjithsej nga 32 lëndë, 14 ti dëgjojnë në gjuhën amtare dhe punimin e diplomës ta shkruajnë në gjuhën shqipe. Për këto lëndë Shërbimi i Trupit Koordinues ka siguruar përkthimin e teksteve në gjuhën shqipe. Studentët studijojnë sipas programit të akredituar marketing, ndërsa pritet që edhe dy drejtime të fitojnë akreditimin : financat, bankat dhe sigurimi, dhe agroekonomia dhe agrobiznesi.

Dy koordinatorët i qëndrojnë vazhdimisht në dispozicion studendtëve për çdo pyetje gjat studimeve edhe për nxënësit të cilët studimet i ndjekin në gjuhën serbe, përkatësisht edhe për studentët të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.

Sigurimia dhe mbajtja e cilësisë së lartë të ligjërimit në këtë institucion të lartë arsimor është njëri nga prioritetet e të gjitha palëve të cilat janë të interesuara për të zhvilluar arsimin e lartë në jug të Serbisë. Prandaj, me propozimin e Zyrës së komisarit të lartë për pakicat kombtare është formuar Bordi i palëve të interesuara, detyrë e të cilit është të jep rekomandime për qëllim të arritjes së objektivave e mësipërme. Këtë trup e përbëjnë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Shërbimi i Trupit Koordinues, Fakulteti Ekonomik i Suboticës, komuna e Bujanocit, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, misioni i OSBE-së, Zyra e komisarit të lartë për pakicat, Delegacioni i UE-së dhe grupi i Miqëve të Serbisë Jugore.

Nga interesi strategjik është arritja e kushteve për funksionim të mëtutjeshëm të institucionit të arsimit të lartë. Për të arritur këtë qëllim, projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i objektit të paraleles në Bujanoc. Programi i partneritetit europian (EU Progres) me komunat janë të ngarkuar për të bërë analizën e cila e cila do të ofrojë udhëzime për punë të mëtejshme për të përmirësuar arsimin e lartë në Bujanoc.

Bursa për të rinjtë për të studiuar në Universitetin e Novi Sadit

Shërbimi i Trupit Koordinues prej vitit 2011, jep bursa për të rinjët në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, të cilët dëshirojnë të studijojnë në fakultetet e Univerzitetit të Novi Sadit. Të drejtë për bursë e kanë të rinjët nga këto dy komuna prej moshës 18 deri 22 vjeçare, të cilët gjatë shkollimit kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë.

Në vitin e parë të realizimit të programit të bursave në konkurs janë paraqitur 23 të rinjë nga Bujanoci dhe Presheva. Komisioni për dhënien e bursave ka zgjedhur 13 të rinjë nga këto dy komuna, prej të cilëve 6 serb dhe 7 shqiptarë. Provimet pranuese i kanë kaluar 11 kandidatët- 6 serb dhe 5 nga komuniteti shqiptarë. Në vitin 2012 në konkurs janë paraqitur 46 kandidatë, ndërsa komisioni ka zgjedhur 21, prej të cilëve 11 kandidatë janë nga komuniteti shqiptarë. Provimet pranuese i kanë kaluar 21 kandidatë – 10 serbë dhe 11 nga komuniteti shqiptarë. Në vitin 2013 janë paraqitur 52 kandidatë. Provimet pranuese i kanë kaluar 12 kandidatë- 6 serb, 5 shqiptar dhe 1 nga komuniteti rom.

Për të gjithë kandidatët e komunitetit shqiptarë për të cilët gjuha serbe nuk është gjuhë amtare, Shërbimi i Trupit Koordinues çdo vit organizon kurs të gjuhës serbe, që më lehtë të kalojnë provimet pranuese.

Me bursat për të rinjët e komunave multietnike në jug të Serbisë është bërë një hap i ri në realizimin e programit të Qeverisë së Serbisë për integrimin e tyre të mëtutjeshëm në jetën shoqërore të vendit.

Projekti është realizuar me ndihmën e Qeverisë AP Vojvodinës, Sekretariatit krahinor për arsimim, administrim dhe komuniteteve kombtare dhe Rektoratit të Univerzitetit të Novi Sadit. Këtë inciativë të Shërbimit të Trupit Koordinues e ka mbështetur edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.