Zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura
Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si bazë për zhvillimin dhe rimëkëmbjen e këtyre komunave, ka vlersuar investimin dhe zhvillimin ekonomik. Prioritetet strategjike janë rimëkambja e ndërmarrjeve të cilat kanë qenë bartse të zhvillimit në këto tri komuna, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërmarrsëve dhe kooperativave, dhe tërheqjen e investimeve në këto tri komuna.
Kur është fjala për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërmarrsëve dhe kooperativave shërbimi i Trupit Koordinues në bashkpunim me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe me Odën Ekonomike të Sërbisë në vitin 2012 ka hartuar programin për dhënien e mjeteve të pa kthyeshme ndërmarrsëve të këtyre tri komunave. Qëllimi i këtij programi është mbështetja e zhvillimit të potencialeve ekonomike të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe kooperativave bujqësore. Mjetet ishin të dedikuara ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërmarrsëve dhe kooperativave bujqsore të cilat e kanë selin në njërën nga këto tri komuna.
Në bazë të programit shërbimi i Trupit Koordinues në nëntorë të vitit 2012 ka shpallur konkurs për ndarjen e subvencioneve me një shumë prej 40 milion dinarëve për të tri komunat. Këtë konkurs e ka realizuar komisioni në punën e së cilit kanë marrë pjesë përfaqsuesit e shërbimit të Trupit Koordinues, përfaqsuesit e komunave dhe eksperti i pavarur në fushën e ekonomis. Nga 40 ndërmarrës sa kanë aplikuar, 15 prej tyre kanë fituar këto mjete edhe atë 7 ndërmarrës nga komuna e Bujanocit, 5 nga Presheva dhe 3 ndërmarrës nga komuna e Medvegjës.
Në vitin 2013 shërbimi i Trupit Koordinues përsëri ka shpallur konkurs për dhënien e subvencioneve me një vlerë prej 60 milion dinarëve. Me realizimin e këtij konkursi 22 ndëemarrës kanë përfituar këto mjete edhe atë 10 ndërmarrës nga komuna e Bujanocit, 8 nga Presheva dhe 4 ndërmarrës nga komuna e Medvegjës.
Në buxhetin e shërbimit të Trupit Koordinues për vitin 2014 për këtë qëllim janë paraparë 60 milion dinar.
Realizimi i këtij projekti për ndarjen e subvencioneve është i një interesi strategjik për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezultati i këtij konkursi duhet të jetë rritja e numrit të të punësuarve, forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, forcimin e ndërmarrësve dhe kooperativave bujqsore, për një lidhje më të mirë në tregun lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, përmirsimin e prodhimit me qëllim rritjen ekonomike, përmirsimin e konkurencës në tregun kombëtar dhe atë të jashtëm dhe përmirsimin e prodhimit për eksport apo zavendësim të inportit.
Trupi Koordinues si vazhdimsi të aktiviteteve më qëllim zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në prill të vitit 2013 ka organizuar panairin e parë të Potencialeve investive.
Në organizimin e panairit të investimeve potenciale përveç Trupit Koordinues kanë marrë pjesë edhe Oda Ekonomike e Sërbisë, komunat dhe zyrat për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në këtë panair Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë paraqitur potencialet e veta ekonomike dhe mundësit për të investuar në këto tri komuna. Pjesmarrësit e këtij panairi nga këto tri komuna kanë pasur mundësin që drejtëpërdrejt të bisedojn me partnerët potencial- fondet investive, institucionet lokale, organet shtetërore dhe me subjektet tjera ekonomik dhe me bankat.
Në kohën e Panairit është organizuar edhe tryeza e rrumbullakët “ Programi i mbështetjes shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – burimet e financimit” në të cilën kanë marrë pjes përfaqsuesit e Ministrisë së Ekonomis dhe Financave, përfaqsuesit e Ministris së zhvillit rajonal dhe pushtetit lokal, agjensionet nacionale për zhvillim rajonal dhe Agjensionet për investime të jashtme dhe promovim të eksportit të Republikës së Sërbis. Përfaqsuesit e të gjitha këtyre institucioneve e kanë konfirmuar angazhimin e tyre për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e këtyre komunave të pa zhvilluara në jugun e Sërbisë qendrore.
Rimëkëmbja e ndërmarrjeve të cilat kanë qenë bartëse të zhvillimit ekonomik të këtyre tri komunave është gjithashtu shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomis në jug të Sërbisë. Që nga fillimi i vitit 2013 Trupi Kooridinues angazhohet dhe realizon aktivitete me qëllim ringjalljen e ndërmarrjen shoqërorë “ Gumoplastika” dikur bartëse e zhvillimit ekonomik në Bujanoc. “Gumoplastika” është themeluar në vitin e largët 1959 dhe merret me përpunimin e plastikës gomës, metalit dhe me prodhimin e të mbathurave (këpucëve).
Ndaj kësaj ndërmarrje është filluar proceduara e falimentimit në vitin 1998. Me përpjekjet e përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Sërbisë dhe Trupit Koordinues “ Gumoplastika” pas 15 viteve ka dalur nga falimentimi dhe ka filluar epokën tjëtër si një kompani me përgjegjësi të kufizuara. Hapi tjetër i Trupit Koordinues dhe komunës së Bujanocit është që të gjejnë investitor me qëllim ringjalljen e kapaciteteve prodhuese të kësaj ndërmarrje.
Zhvillimi ekonomik i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është prioritet kyç për Trupin Koordinues dhe Qeverinë e Republikës së Sërbisë.