Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë
                   

Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë

Një nga partnerët e Qeverisë së Republikës Sërbisë, Trupit Koordinues dhe komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është bashkësia ndërkombëtare. Nga viti 2001 deri sot, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nëpërmjet projekteve të shumta kan kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës në tri komunat, kan investuar në zhvillimin e potencialeve ekonomike dhe kan finansuar projekte të cilët në mënyrë të theksuar i kan kontribuar përmirsimit të kualitetit të jetesës qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Trupi Koordinues angazhohet që secili projekt të realizohet në partneritet ndërmjet akterëve kyç – Qeverisë së Republikës Sërbisë, komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe organizatave ndërkombëtare. Një qasje e këtill, është dëshmuar jo vetëm si e arsyeshme, por edhe si qasje e cila sjell rezultate më të mira.

Trupi Koordinues vlerson rëndësinë e bashkëpunimit të hapur dhe konstant me bashkësinë ndërkombëtare. Kemi marr pjesë në të gjitha projektet e mëdha të bashkësisë ndërkombëtare, nga programi i Kombeve të bashkuara MIR 1, MIR 2, PBILD deri tek programi EU PROGRES. Sëbashku kemi marrë iniciativa dhe krijuar aktivitete të cilat korrespondojnë më së shumti nevojave të popullsisë lokale.

Me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare jan realizuar projekte të rëndësisë së veçant për zhvillimin e komunave. Përveç projekteve të mëdhenjë të  lartëpërmendur, të rëndësishme jan edhe investimet e donatorëve birateral të cilët mbështesin projekte në sferat në të cilat i shohin si të rëndësishme për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Trupi Koordinues me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë aktive harton zgjidhje më të mira për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Projektet të cilat i kemi realizuar me partnerët ndërkombëtarë kan pasur për qëllim përmirsimin e gjendjes në sferën e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit, mbrojtjes shëndetsore, politikës sociale, barazisë gjinore, rinisë dhe sportit dhe shumë sfera tjera kyçe.

Përveç të lartëpërmendurave, trupi Koordinues me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare bisedon edhe rreth çështjeve politike zgjidhjet e të cilave kontribojn në përmirësimin e të drejtave të bashkësis serbe, shqiptare dhe rome në tri komunat. Misioni i OSBE-së në Sërbi, nëpërmjet zyrës në Bujanoc, koordinon një pjesë të aktiviteteve të bashkësisë ndërkombëtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Komunikimi në mes të trupit Koordinues dhe Misionit të OSBE-së, si dhe të gjithë partnerëve tjerë ndërkombëtarë, është i rregullt dhe ka dhënë kontribut të madhë në krijimin e projekteve të shumtë zhvillimorë në trembëdhjet vitet e fundit.