Bursat
                   

Bursat

Konkurs za dodelu sredstava za studentske stipendije - Preševo - za školsku 2023/24. godinu.

Konkurs za dodelu sredstava za studentske stipendije - Bujanovac - za školsku 2023/24. godinu.

Konkurs za dodelu sredstava za studentske stipendije - Medveđa - za školsku 2023/24. godinu.


 

RANG LISTA PËRFUNDIMTARE PAS SHQYRTIMIT TË ANKESA TË ARRITURA NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR PERIUDHËN E VITIT SHKOLLOR 2018/2019

RANG LISTA PËRFUNDIMTARE PAS SHQYRTIMIT TË ANKESA TË ARRITURA NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS PËR PERIUDHËN E VITIT SHKOLLOR 2018/2019

RANG LISTA PËRFUNDIMTARE PAS SHQYRTIMIT TË ANKESA TË ARRITURA NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË MEDVEGJËS PËR PERIUDHËN E VITIT SHKOLLOR 2018/2019


KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE STUDENTORE

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhje me prioritetet e definuara, veçanarisht për avokimin e përmirësimin e cilësisë së arsimit në territorin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit, gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013 ka shpallur konkurse për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Qëllimi i bursave është që të sigurohen kushtet për një studim dhe aftësim të mëtejshëm duke i ofruar ndihmë financiare për shpenzimet gjatë studimeve themelore akademike. Me shpenzimet e përmendura nënkuptojmë shpenzimet e banimit (banesës private apo konviktit studentor), harxhimet e ushqimit, transportit, blerjen e teksteve, paraqitjes së provimeve dhe harxhimet tjera që kanë të bëjnë me studimet.

Shërbimi i Trupit Koordinues në përputhje me fondin e aprovuar, kandidatëve të komunitetit shqiptar të cilët i plotësojnë kushtet për tu paraqitur në konkurs, i mundëson kurs tremujor të gjuhës serbe, pasi të kenë kaluar fazën e parë të procedurës së zgjedhjes deri në nënshtrimin e provimit kualifikues.

Përveç kushteve formale, kriter themelor për ndarjen e bursës është dhënia e provimit kualifikues (provimit pranues) për regjitstrim në vitin e parë studimeve themelore në ndonjërin fakultet të Univerzitetit të Novi Sadit.

Konkurs mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për periudhën e vitit akademik 2014/2015

 

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Trupi Koordinues, në përputhje me prioritet e definuara, veçanërisht me avokim për përmirësimin e cilësisë së arsimit në territorin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit, ndanë bursa mujore për nxënësit në vlerë prej 6.000,00 dinarë, për periudhën shkollore prej 1 tetori deri më 31 dhjetor të vitit shkollor aktual. Nëse fondet shtesë mund të sigurohen në buxhetin për vitin e ardhshëm, Shërbimi i Trupit Koordinues vazhdon ndarjen e bursave deri në mbarim të vitin shkollor aktual. Shërbimi i Trupit Koordinues gjatë viteve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013 ka shpallur konkurse për ndarjen e bursave për nxënës me vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kushtet e përgjithshme janë që nxënësit të jenë shtetas të Republikës së Serbisë dhe me vendbanim në komunat e caktuara, që për herë të parë të kenë të regjistruar vitin shkollor të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt në ndonjërën shkollë të mesmë me vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që në vitin e kaluar shkollor të kenë arritur më sëpaku sukses të mirë dhe të mos kenë përsëritur ndonjë vit.

Bursat i fitojnë vetëm ata nxënës të cilët vitin aktual e ndjekin në shkollat në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe në momentin e dorëzimit të lutjes kanë vendbanim në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Nxënësit të cilët tashmë kanë fituar të drejtën  në ndonjërën prej bursave nga buxheti i Republikës së Serbisë, nuk kanë të drejtë për bursë të Shërbimit të Trupit Koordinues, edhe nëse  ndërkohë e arrijn të drejtën në ndonjë bursë tjetër, janë të detyruar që të  zgjedhin njërën nga bursat e caktuara.

Konkurs mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për periudhën e vitit akademik 2016/2017