Për shoqatat e qytetarëve
Mbështetja e iniciativave të organizatave është një ndër prioritetet e Trupit Koordinues në pesë vitet e fundit. Ndër të parët kemi vërejtur domosdoshmërin për krijimin e partneritetit me organizata (shoqata). Është e njohur që organizatat nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve, japin kontribut të vecant në zhvillimin e shoqërisë dhe vendosjen e vlerave demokratike, poashtu ato kanë mundësi të arrijn deri tek të gjithë shtresat e popullatës. Për këtë arsye pesë vitet e fundit, në partneritet me pushtetet lokale, kemi shpallur konkurse për ndarjen e mjeteve për realizimin e projekteve me interes publik që realizojn organizatat në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Konkurset janë shpallur në kuadër të Konluzionit të Qeverisë së Republikës së Sërbisë mbi pranimin e Programit mbi mjetet për nxitjen e programit ose mbi mungesën e një pjese të mjeteve për financimin e programeve me interes publik të cilët i realizojn shoqatat, organizatat, në territoret e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Të gjitha mjetet për programet dhe projektet në bazë të këtij Programi janë siguruar me anë të Ligjit mbi buxhetin e Republikës së Sërbisë. Procedurën e ndarjes së mjeteve e ka realizuar komisioni të cilën me anë të Vendimit e ka formuar drejtoresha e shërbimit, ndërsa Vendimin mbi shumën dhe ndarjen e mjeteve e bjen drejtoresha me propozim nga ana e komisionit. Në punimet e komisionit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Të drejt për pjesmarrje në konkurse kanë pasur vetëm organizatat të cilët janë të regjistruara në territorin e Republikës së Sërbisë, të regjistruara në regjistret e organeve kompetente dhe të cilët kanë realizuar qëllimet statutore të tyre në njërën prej sferave në të cilat realizohen programet dhe projektet me qëllimet e përmendura në konkurset e Shërbimit të Trupit Koordinues.
Të gjithë organizatat të cilave u është lejuar përdorimi i mjeteve, pas propozimit të komisionit dhe vendimit të drejtoreshës mbi ndarjen e mjeteve, kanë qenë të obliguara të nënshkruajn kontratë me Shërbimin e Trupit Koordinues, në të cilën në mënyrë precize janë rregulluar edhe obligimet kontraktuese të palëve, mënyra e realizimit të programit dhe mënyra e raportimit mbi mjetet e shpenzuara. Me kontratën mbi shfrytzimin e mjeteve të pakthyeshme është parapa edhe obligimi që përdoruesi i mjeteve të i kthej mjetet e ndara në buxhetin e Republikës së Sërbisë, në rast se vie deri te shpërdorimi ose keqpërdorimi i mjeteve. Raste të tillë, përgjat këtyre pesë vitete, Shërbimi i Trupit Koordinues nuk ka pasur me rastin e ndarjes se mjeteve, realizimit të projektit dhe kontrollimit të programit me rëndësi publike të cilat i kanë realizuar organizatat dhe shoqatat në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
RANG LISTA E PROJEKTEVE TE MIRATUARA NË KONKURSIN PËR REALIZIMIN E PROJEKTEVE TË SHOQËRIVE CIVILE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË
Shkarko dokumentin
Formulari i raportit mbi realizimin e projektit
Shkarko dokumentin
Raporti perfundimtar financiar
Shkarko dokumentin
Raporti mujor financiar
Shkarko dokumentin
Plani mujor i aktiviteteve
Shkarko dokumentin
Raporti i revizorit
Shkarko dokumentin
Konkurset paraprake
RANG LISTA E PROJEKTEVE TË ZGJEDHURA NË KONKURSIN PËR REALIZIMIN E PROJEKTEVE TË ORGANIZATAVE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË – nëntor 2012
Shkarkone dokumentin