Bujanocit
Komuna e Bujanocit është njësi teritoriale e themeluar në vitin 1913 në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtën në vetëqeverisje lokale. Ndodhet në rrethin e Pçinjës në jug të Serbisë, i takon zonave me popullësi të dendur dhe përfshin një territor prej 461 km2.
Bujanoci është komunë multietnike në të cilën sëbashku jetojnë qytetarët e komunitetit shqiptar, serb dhe rom.
Bujanoci është komunë e cila mund të krenohet me traditën e bujshme kulturore, ne aspwktin e shumëllojshmërisw së folklorit dhe kostumeve që janë në këtë vend dhe tw cilat çmohen me krenari. Qendra argëtimit dhe promovimit të aktiviteteve kulturore është shtëpia e kulturës „Vuk Karaxhiq“. Njëra ndër manifestimet më të rëndësishme është „Vera kulturore“ e cila organizohet gjatë korrikut. Karakteristikw kryesore e këtij manifestimit është organizimi i koncertit të muzikës popullore në gjuhën serbe, shqipe dhe rome, dy shfaqje në gjuhën serbe dhe shqipe dhe shfaqja në të cilën marrin pjesë fëmijët nga enti parashkollor.
Bujanoci ka një rrjet të zhvilluar të shkollave fillore. Në territorin e komunës gjenden dhjetë shkolla fillore, dy të mesme dhe një shkollë e muzikës. Bujanoci ka një institucion parashkollor me disa çerdhe amë.
Në tetor të vitit 2011 është hapur paraleleja e Fakulltetit Ekonomik e Universitetit të Novi Sadit. E veçant e kësaj paraleleje është se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe pjesërisht në gjuhën shqipe. Në vitin 2013 është regjistruar gjenerata e tretë në këtë paralele në të cilën studiojnë gjithsej 255 studentë nga të tri komunitetet.
Sektori civil në këtë komunë është i zhvilluar. Egzistojnë shumë organizata të ndryshme të cilat kryesisht punojnë me të rinjët e tri komuniteteve dhe për të cilat sajohen aktivitete për qëllim të mirëkuptimit të ndërsjelltë. Në Bujanoc është e hapur Zyra për të rinj e cila krijon programe, të cilat programe shërbejnë për të tre komunitet për një njohje të ndërsjelltë dhe një shoqërim sa më të mirë.
Duke e marr parasysh qw komuna e Bujanocit i takon rendit të komunave më të pazhvilluara në Republikën e Serbisë, qëllimi i vetëqeverisjes lokale është këtë gjendje ta ndryshojë. Mu për këte në kuadër të komunës është hapur Zyra për zhvillim ekonomik lokal. Është e e rwndwsishme të theksohet se komuna është e njohur për kultivimin dhe prodhimin e duhanit. Në vitin 2013 nga falimentimi doli kompania Gumopllastika, e cila ka potencial për punësimin e punëtorëve. Në këtë komunë zhvillimi ekonomik është i bazuar në bujqësi mirëpo edhe në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Potencialet e komunës shtrihen edhe në turizmin e banjave. Banja e Bujanocit ka Spitalin Special për rehabilitim e cila përveç shërbimit shëndetësor ofron edhe shërbim turistik. Wshtw njw numër i madh i burimeve natyrore të ujrave të nxehta, prej të cilave disa arrijnë temperatura deri në 40 gradë. Në periferi të Bujanocit gjendet liqeni i cili është vendi kryesor për pushim dhe shëtitje gjatë ditëve të mira.
Internet prezantimi i komunës së Bujanocit : www.bujanovac.rs
Plani strategjik I komunës së Bujanocit Shkarko dokumentin
Prezentimi I potencialeve ekonomike të komunës së Bujanocit Investoni në Bujanoc!