Komuna e Medvegjës
                   

Medvegjës

 

Komuna e Medvegjës gjendet në rrethin e Jabllanicës dhe i takon rrethit të komunave më të pazhvilluara në Republikën e Serbisë. Komuna e Medvegjws shtrihet në territor prej 524 km2. Për qëllim të forcimit të potencialeve ekonomike dhe zhvillimit të kësaj komune, është themeluar Zyra për zhvillim ekonomik lokal. Veprimtaria e kësaj zyre bazohet në idenë për zhvillimi twqëndrushëm ekonomik të komunës. Më shumë për Zyrën e zhvillimit ekonomik lokal mund të gjeni këtu:

Vlenë të përmendet që në tri vitet e fundit është bërë përparim i dukshëm në planin e rimëkëmbjes ekonomike të Medvegjës.  Si investime të rëndësishme  në atë fushë pwrmendim  privatizimin e minieres Leçe në të cilën janë punësuar 400 njerëz, dhe rimëkëmbjen e fabrikës Termovent për prodhimin e peletit, në të cilën momentalisht janë punësuar 30 punëtor dhe me  tendencë për rritjen e numrit të punëtorëve.

Komuna e Medvegjës nga viti 2007 ka edhe Oganizatën turistike e cila mirret me zhvillimin e turizmit të kësaj komune. Potencial kryesor turistik i komunës është Banja e Sijarinës. Mjedisi jetsor dhe ushqimi i shëndetshëm janë karakteristikat e saja të veçanta, ndërsa potencialet më të mëdha llogariten burimet minerale. Në Banjën e Sijarinës gjendet qendra për rehabilitim „Gejzer“ e cila ofron shërbime shëndetsore dhe turistike.

Komuna e Medvegjës ka një institucion parashkollor, gjashtë shkolla fillore, një të mesme, paralelen e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Univerzitetit të Nishit. Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollat fillore është 569, në të mesmen 410 nxënës ndjekin mësimin, ndërsa në paralelet e dy fakulteteve studiojnë 75 studentë të komunitetit shqiptar dhe serb.

Në ndërtesën e shtëpisë së kulturës mbahen manifestime të numërta të fushave kulturore. Në ambientet e këtij institucioni është e vendosur biblioteka dhe radio Medvegja.

Në komunën e Medvegjës janë të regjistruara 13 shoqata të qytetarëve. Shumica prej këtyre shoqatave me aktivitetet e veta inkurajon në aktivizmin e të rinjve dhe në ndryshimin e mjedisit në të cilën jetojnë, merren për mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e aktiviteteve nga fushat e kulturës dhe sportit, si dhe në inkuarajimin e të rinjëve të komuniteteve të ndryshme për bashkpunimin e dhe miqësi të ndërsjell.

 

Internet prezantimi i komunës së Medvegjës: www.medvedja.org.rs

Plani strategjik I komunës së Medvegjës Shkarko dokumentin

Prezentimi i potencialeve ekonomike të komunës së Medvegjës "Investoni në xhevahirin jugor"