Arhiva vesti
                   

MË SHUMË TË HOLLA PËR ZHVILLIMIN E BUJANOCIT, PRESHEVËS DHE MEDVEGJËS

10. Mart 2014.

Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës këtë vit mund të llogarisin 10 përqind më shumë të holla se vitin e kaluar nga buxheti shtetëror. Me ndërmjetësimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të arrijë mbështetja në zhvillimin infrastrukturor, rimërkëmbjen e prodhimit industrial dhe përmisimin e sistemit arsimor.

Komuna e Medvegjës këtë vit do të fitoj 37 milion dinarë për projektet infrastrukturore. Në qeverisjen lokale të Medvegjës kanë deklaruar se subvensionet e vitit të kaluar ekonomisë së atjeshme kanë arritur shumën prej 12 milion dinarë, si dhe pritet që vazhdoj mbështetja finansiare shtetërore për shkollimin e më shumë se 40 nxënësëve dhe studentëve nga Medvegja. Kjo komunë pret edhe ndihmë shtesë nga shteti për hapjen tjetër të paraleles së Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, të Univerisitetit të Nishit në Medvegjë.

Për ndërtimin e objektit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc janë siguruar një milion e gjysmë euro, prej të cilëve 1.2 milion nga Unioni Europian, ndërsa tjerat nga buxheti shtetëror. Pritet që sëshpejti të zgjidhen çështjet pronësore ndaj vendit në të cilin do të ndërtohet objekti i Paraleles, që të filloj puna në ndërtimin e këtij objekti.

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që nga themelimi i tij në vitin 2001, ka finansuar me 70 milion euro zhvillimin e këtyre tri komunave. Mirëpo, pengesa kryesore për zhvillimin e kësaj pjese të Serbisë është numri i shkallës së papunësisë, i cili numër arrin në 50 përqind. Në fillim të vitit në Preshevë janë regjistruar si të pa punë rreth 5500 punëtorë, në Bujanoc 4500 punëtorë, ndërsa në Medvegjë në mes 1500 - 2000 punëtorë.

Trupi Koordinues, në mes të tjerash, kërkon që fabrika e madhe e Bujanocit „Gumoplastika“, pas ndërprerjes shumë vjeçare, përsëri do të ngritet në këmbët e veta, çka do të thotë se do të ketë punë për më shumë se qindra punëtorë.

Burimi: Privredni pregled (rishikimi ekonomik) dhe Trupi Koordinues