Arkiva e lajmeve
                   

ZYRËS PËR TË RINJ NË PRESHEVË IU ËSHTË NDARË ÇMIMI I OSBE-SË PËR PERSONALITETIN E VITIT

9. dhjetor 2015.

Beograd – Në hotelin “Hajat”, në Beograd, mbrëm janë ndarë çmimet për Personalitet të Vitit, të cilën OSBE-ja e ndanë që dhjetë vite individëve nga Serbia për kontributin e promovimit të vlerave të cilat ajo organizat i përfaqëson.

Në mesin e fituesve të këtij viti është edhe Zyra për të Rinj në Preshevë.

Zyra për të Rinj në Preshevë, të cilën e përfaqësojnë Agon Ajeti dhe Valon Arifi, është zgjedhur përshkak të kontributit të jashtëzakonshëm të aktivizmit qytetar dhe përkushtimin në rrespektimin e drejtave të njeriut gjatë krizës së refugjatëve. 

Si një ndër kontributet më të rëndësishme të Zyrës për të Rinj theksohet promovimi i qasjes positive të bashkësisë ndaj refugjatëve dhe emigrantëve.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues