Arkiva e lajmeve
                   

ZORAN STANKOVIQ – URIMI I VITIT TË RI (VIDEO)

30. dhjetor 2013.

Në vitin e ri 2014, më shumë do të punojm në krijimin e mundësive më të mira ekonomike për banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si edhe në krijimin e vendeve të reja të punës, ka premtuar Zoran Stankoviq, kryetar i  Trupit Koordinues.

 

 

INTERVISTA ME RASTIN E VITIT TË RI

Zoran Stankoviq rreth situates në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në vitin 2013

 “Viti 2013 ka qenë një vitë i vështirë, ndërsa situata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,shumë komplekse, ka vlersuar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.

 

Zoran Stankoviq rreth iniciative qytetare dhe rimëkëmbjes së “Gumopllastikes”

 “Qytetarët e këtyre komunave duhet ta kuptojn që iniciativat të cilat ata i japin vetë mund të përmirsojn jetën e qytetarëve, ka thënë Stankoviq dhe ka shtuar se është krijuar një bindje rreth asaj se shteti duhet të bëjë gjithcka përderisa qytetarët janë vetëm vështrues dhe kritikues. Është shumë komplekse edhe problem i Gumopllastikës e cila pas 15 viteve ka dal nga falimentimi, por janë të nevojshme investime të mëdha që të filloj me prodhimin, të riparohen hapsirat dhe te ngrihet menaxhmenti”, ka spjeguar Stankoviq.

 

Zoran Stankoviq rreth rezultateve të arritura dhe rreth qëllimit të bisedimeve me liderwt shqiptar

 “Qëllimi i bisedimeve me liderët politik Shqiptarë është realizimi i të gjithë marrëveshjeve të arritura në 13 vitet e fundit në mënyrë që pakica Shqiptare e cila jeton në këto tri komuna të integrohet në sistemin shtetëror të Sërbis. Kemi siguruar mbështetjen e plotë të Qeverisë së Sërbisë, kryeministrit Ivica Daciq dhe zv kryeministrit Alleksandar Vuciq”, deklaroi kryetari i Trupit Koordinues.

 

Zoran Stankoviq rreth pritjes që bisedimet të vazhdohen në vitin 2014

 “Bisedimet janë alternative e vetme dhe shpresojë që liderët politik Shqiptarë të kthehen ne tryezë dhe që në periudhën para nesh të gjejm zgjidhje të të gjitha problemeve”, porositi Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.

 

Zoran Stankoviq rreth rëndësis së regjistrimit

 “Regjistrimi për ne nuk është vetëm numrimi i njerëzve, por mundësi që me numrin e njoftur të banorëve në këto tri komuna mund në mënyrë me reale dhe më mirë të realizohen nevojat, qëllimet dhe obligimet të cilat institucionet shtetërore kanë nda njerzve të cilët jetojn në ato komuna” ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.

 

Burimi : Shërbimi i Trupit Koordinues