Arkiva e lajmeve
                   

ZORAN STANKOVIQ: SIGURIA E QYTETARËVE NË JUG TË SERBISË NUK ËSHTË E RREZIKUAR, NUK KA FRIKË NGA KONFLIKTET E ARMATOSURA

16. qershor 2017.

Beograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje në Televisionin Pink ka folur rreth situatës së sigurisë në jugun e Serbisë dhe temave tjera aktuale.

Stankoviq ka theksuar se siguria e qytetarëvë ne jugun e Serbisë nuk është e rrezikuar.

 „Situata është e sigurtë, nuk ka shenja për asnjë lëvizje turbulente”, shtoi Stankoviq, duke treguar që organet kompetente shtetërore kontrollojnë situatën në jug të Serbisë dhe në bashkëpunim me qeverisjen lokale i zgjidhin problemet.

Ai theksoi se ushtria dhe policia serbe mund të sigurojnë paqën dhe stabilitetin në vend, gjë të cilën edhe e bëjnë.

 „Mendoj që të gjitha shenjat  e sulmit në veri të Kosovës e Metohisë janë pjellë e deklaratave të tabloideve dhe tabloideve të cilët dëshirojnë ta rrisin tirazhin dhe kështu frikësojnë popullatën. Situata në këtë pjesë të Europës është stabile. Nuk ka frikë nga konfliktet e armatosura në këto territore”, ka deklaruar Stankoviq.

Duke iu referuar kërkesave të individëve për burgosjen e Jonuz Musliut përshkak të deklaratës për bashkangjitje të Shqipërisë dhe Kosovës e Metohisë, Stankoviq ka parashtruar pyetjen se çka do të fitohet me burgosjen e ndonjë personit përshkak të asaj që ka thënë.

 „Nëse egziston bazë ligjore për burgosjen e tij, atëherë këtë e bëjnë organet shtetërore, ndërsa jo individët të cilët në shfaqjet e tyre ditore tregojnë forcën e cila mund t`i sjellë deri tek pasojat e padëshiruara”, tha Stankoviq.

Burimi: TV Pink dhe Trupi Koordinues