Arkiva e lajmeve
                   

ZORAN STANKOVIÇ – ME PARA E MBROJM PAQËN

19. nëntor 2012.

Burimi: Veçernje Novosti / Investimet në jug të Serbisë që është e pazhvilluar, ardhja e investitorëve të rinj do të garantojë bashkëjetesën paqësore të serbëve dhe shqiptarëve. Ku ka para ka dhe punë, nuk ka tensione ndëretnike. Këtë e ka thënë Zoran Stankoviç, kryetar i ri i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

"Në 20 vitet e fundit, serbët dhe shqiptarët kanë mësuar mësimin se ekstremizmi dhe urrejtje askujt si solli përfitime. Serbia do të ndihmojë të gjithë qytetarët në jug, pavarësisht nga kombësia e tyre. Objektivat kryesore të punës sime janë: ulja e papunësisë, rimëkëmbja e fabrikave të dështuara, duke restauruar infrastrukturën dhe sjellja e kompanive të huaja".

Ai tha se strategjia e tij është që në jug për qytetarëve të jetë një jet më e mirë që mos të lënë vendin dhe të bëhen kërkues të rreme për azil në Evropën Perëndimore.

"Unë do të flas çdo ditë me serbët dhe shqiptarët. Si dhe me liderët e politikës, po ashtu edhe me  qytetarët e thjeshtë. Ne kemi dhënë 240 bursa për nxënësit, 11 studenta shqiptar dhe serb kemi ofruar bursa për Universitetin e Novi Sadit, rreth 300 Shqiptar mësojn gjuhën serbe  me ndihmën e ambasadës së Britanis Madhe. "

Stankoviq tha se Qeveria e re ka ndarë 40 milion dinarë subvencione, për 17 ndërmarrje e vogla dhe të mesme:

"Rreth 17 milionë janë ndarë për Bujanocin, 15 milionë për Preshevën dhe 8 milionë për Medvegjën. Për këtë mjetes kanë konkuruar më shumë se 40 kompani dhe së shpejti do të nënshkruhen dhe marrëveshjet. Shefi i Trupit Koordinues argumenton se një ndihmë e tillë do të vazhdojë gjatë gjithë mandatit, dhe se Qeveria do të dëgjojë sugjerimet e veçanta të të gjithë qytetarëve të Serbisë jugore:

"Ne jemi të hapur pothuajse për çdo sugjerim se si të përmisojm jetën tuaj. Unë kam planifikuar tashmë një takim me deputetin shqiptar Riza Halimin, i cili ka propozime konkrete për Trupin Koordinues se si duhet të funksionoj. Ne do të pranojë të gjitha sugjerimet e dobishme për këtë pjesë të vendit. Sigurisht, nuk do të refuzojë edhe ndihmë ndërkomtare me qëllim të mirë.

Ndërtimi i Fakultetit Ekonomik në Bujanoc mund të fillojë së shpejti.Duke filluar të zgjidhim vendin më të përshtatshëm në këtë komunë dhe të gjitha përgatitjet janë në rrugë të mirë. Është e sigurt se kjo pjesë e Serbisë do të ketë fakultet kurse parat për ndërtim janë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, "tha Stankoviç.