Arkiva e lajmeve
                   

ZONA E RE E KËMBËSORËVE NË BUJANOC DO TË PËRFUNDOHET NË TETOR

31. gusht 2018.

Bujanoc - "Puna në zonën e re për këmbësorë, e cila filloi në fillim të kësaj jave, do të përfundojë në 30 deri në 40 ditët e ardhshme", ka thënë Enver Ramadani, kryeshef i Departamenti për Investime dhe Zhvillim në komunën e Bujanocit.

Sipas tij, për këtë punë do të investohen 8.4 milion dinarë - 3 milion nga Ministria e Turizmit dhe 5.4 nga buxheti komunal, të cilën komuna e Bujanocit shumën të cilën e ka marrë nga Trupit Koordinues prej 112,5 milionë dinarë.

"Punimet do të përfundojnë shpejt, sepse ne kemi përgatitur çdo gjë në kohë. Është dashur që të fillojmë më herët, por punën e kemi shtyrë për shkak të kërkesës së pronarëve të lokaleve në atë rrugë që punimet mos të fillojnë deri në fund të sezonës verore”, tha Ramadani.

Në fund të punimeve, trafiku do të mbetet pothuajse i pandryshuar.

Kontraktor në zonën e këmbësorëve është kompania Saba Belça nga Presheva, ndërsa mbikëqyrja do të bëhet nga Instituti për Komunikacion CIP nga Beogradi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues