Arkiva e lajmeve
                   

ZLLATANOVIQ RRETH PASURISË GJUHËSORE TË JUGUT TË SERBISË

22. janar 2016.

Vrajë – Profesori Momçillo Zllatanoviq, doktor i filologjisë dhe koleksionisti i palodhur i pasurisë gjuhësore të jugut të Serbisë, do të marrë pjesë në konferencën shkencore “Fshati në jugun e Serbisë”, e cila do të mbahet më 21 dhe 22 janar në qytetin e Vrajës.

Profesori Zllatanoviq, prej ditës së parë të koleksionit shkencor ka folur rreth dialektit lokal në fshatrat e territorit të Vrajës.

Konferenca do të merret me problematikën e fshatrave të jugut të Serbisë nga aspektet e ndryshme, ku dhe janë paraqitur edhe pjesëmarrje e numrit të madh të ekspertëve eminent nga shumë fusha të cilat i përkasin temës në fjalë.

Përveç Zllatanoviqit, në mbledhjen dyditore do të flas edhe akademikët prof.dr Radenko Krul, prof.dr Mlladen Bodirozha, prof.dr Rade Bioçanin dhe shumë të tjerë.

Prof.dr Radenko Krul do të flas rreth arsimit dhe edukimit në funskionin e mbajtjes së fshatrave dhe qyteteve në Serbi.

Konferenca është hapur solemnisht të enjten, më 21 janar, me fjalimet përshëndetëse të nikoqirëve, pas së cilës është shfaqur edhe filmi për Vrajën dhe një pjesë nga “Koshtana” e Bora Stankoviqit.

Gjatë pjesës punuese të konferencës, e cila është mbajtur në ndërtesën e Fakultetit Pedagogjik, marrin pjesë dhjetra ekspertë nga Vraja të cilët në mënyra të ndryshme merren me problematikën e fshtatrave.

Momçillo Zllatanoviq është profesor universitar në pension dhe autoritetin më të madh në fushën e dialektit lokal të jugut të Serbisë. Për 40 vite merret me punë hulumtuese, më së shumti me ato të cilat i përkasin poezisë kombëtare dhe leksikografisë.

Konferenca “Fshati në jugun e Serbisë” organizohet nga qyteti i Vrajës, Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Nishit dhe Shoqëria për Arsimim Kombëtar “Svetionik” nga Kragujevci.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues