Arkiva e lajmeve
                   

ZGJIDHJA E UJËSJELLSIT NË LECË

26. shtator 2016.

Medvegjë – Në Lecë është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Bashkësisë Lokale të këtij fshati me kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq dhe përfaqësuesve të NP “Obnova” dhe “Direksionit për Urbanizën” në Medvegjë në lidhje me zgjidhjen e problemit për ujësjellin në Lecë.

Në takim është konkluduar se është e nevojshme që sa më parë të përmirësohet ujësjellsi në atë mënyrë që komuna të përmirësoj kapacitetet egzistuese të rrjetit të ujit. Lece momentalisht e siguron ujin nga fshati Gajtan, nga rënia e lirë. Në realizimin e këtij projekti përfshihet edhe miniera Lece e cila do ta bëj qasjen e rrugës.

Siç thot kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me realizimi i këtij projekti do të filloj në afatin sa më të shpejtë të mundshëm, përkatësisht kur të bëhet gati dokumentacioni projektues.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues