Arkiva e lajmeve
                   

ZGJEDHJET PËR KËSHILLA NACIONAL MË 4 NËNTOR

20. gusht 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë - Branko Ruzhiq, ministri i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, i ka shpallurr zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare për 4 nëntor.

Anëtarët për këshillat kombëtar zgjedhin 22 komuniteteve pakicë, nga të cilat 18 pakicat kombëtare kanë plotësuar kushtet për zgjedhje të drejtpërdrejta (këshilli shqiptar, ashkalijve, boshnjak, bullgar, bunjevac, vllehëve, grek, egjiptian, hungarez, gjerman, polonez, rom, rumun, sllovak , slloven, ukrainas, çek), ndërsa katër për zgjedhjet përmes kuvendit elektoral (maqedon, kroat, malazez dhe rus).

Afati i fundit për dorëzimin e listave për zgjedhje të drejtpërdrejta, 15 ditë para zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe 30 ditë para zgjedhjeve përmes kuvendit elektoral.

"Pas katër viteve shpallim zgjedhjet e rregullta për këshillat kombëtare si organe të cilat janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e traditave, kulturës, përdorimit të gjuhës dhe shkrimit. Sipas vlerësimit të shtetit i cili u realizua më 15 gusht, gati 475.000 e qytetarëve tanë të regjistruar në regjistrin posaçëm të votuesve ", ka thënë Ruzhiq.

Ai edhe një herë u bëri thirrje të gjithë qytetarët të cilët janë pjesëtarë të pakicave që jetojnë në Serbi ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe për t'u regjistruar në listën e veçantë zgjedhore.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues