Arkiva e lajmeve
                   

ZGJEDHJET PËR BASHKËSITË LOKALENË KOMUNËN E BUJANOCIT MË 4 DHJETOR

19. tetor 2022.

Bujanoc – Beograd –Zgjedhjet  për anëtarët e këshillave të Bashkësive Lokale në komunën e Bujanocit do të mbahen më 4 dhjetor.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, të hënën solli Vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të Bashkësive Lokale, njoftoi Shërbimi i Kuvendit.

Zgjedhjet e reja në  27 bashkësitë lokale do të mbahen në të njëjtën ditë (4 dhjetor) dhe qytetarët do të kenë mundësi të votojnë nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

 “Për kryetar të Komisionit zgjedhor është zgjedhur Fejzi Beqiri, ndërsa për sekretar të Komisionit është zgjedhur Fadil Aliti” njoftoi Shërbimi i Kuvendit.

Afati për ndërmarrjen e veprimeve zgjedhore fillon të rrjedhë prej datës 20 tetor 2022.

Udhëzimet për mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve i miraton Komisioni Zgjedhor, i cili poashtu do të emërojë edhe këshillat votues për secilën Bashkësi Lokale.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues