Arkiva e lajmeve
                   

ZGJEDHJA PËR VEZËN MË TË BUKUR TË PASHKËVE

19. prill 2022.

Bujanoc-Beograd- Shtëpia Kulturore e Bujanocit “Vuk Karaxhiq” edhe këtë vit organizon zgjedhjen e vezës më të bukur të pashkëve dhe punimin më të mirë të vizatuar në temën Pashkët.

Manifestimi tradicional organizohet në bashkëpunim me shkollën fillore të Bujanocit “Branko Radiqeviq”, SHF “Vuk Karaxhiq” Levosojë dhe entin parashkollorë “Gëzimi jonë”,

Ekspozita do të jetë e hapur të hënën më 25. Prill në platon e Shtëpisë së Kulturës , filluar nga ora 16, pas së cilës në vazhdim do të ketë shfaqje në të cilën do të shpallen dhe shpërblehen punimet më të mirat.

“Në rast të shiut ose kushteve atmosferike të motit, ekspozita do të mbahet në sallën e   madhe të Shtëpisë së kulturës “ tha Vlladimir Stojkoviq referent i pavarur për aktivitete kulturore.

Organizatorët ftojnë qytetarët të lajmërohen dhe të marrin pjesë në manifestim sa më shumë që të jetë e mundur.

Të interesuarit mund të lajmërohen në ekspozitë përmes numrit të telefoni 063/419-745 nga dita e  premte 22.prill , deri ora 10.

Burimet:Bujanovaqke, Trupi Koordinues