Arkiva e lajmeve
                   

ZEJTARËT E BUJANOCIT SI ROJTAR NGA HARRESA

19. nëntor 2021.

Bujanoc – Beograd – Të mërkurën në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc është mbajtur manifestimi i 20-të “Duart e Denja” me ekspozitë të zejeve të vjetra.

“Këtë vit vendosëm të ekspozojmë produkte të zanateve të vjetra me dëshirën për të kujtuar veten dhe për të promovuar punën artizanale, por edhe për t'u shkëputur nga harrimi i vlerave që janë të rrënjosura thellë në kulturën tonë”, tha Vladimir StojkoviQ, bashkëpunëtor për aktivitetet kulturore të Shtëpisë së Kulturës.

Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës shiheshin punimet e zejtarëve vendas, si qëndistaria e bardhë, prodhimet e thurjes, objektet e marangozëve, teneqexhinjve dhe personave që thurrin litar, me të cilat Bujanoci dikur ishte i njohur.

Njëra nga pjesëmarrëset në ekspozitë është edhe Nada Janjiq nga Bujanoci, e cila ka më shumë se dhjetë vjet që merret me qëndisje të bardha.

“Të bësh një qëndisje të bardhë është një punë shumë e vështirë, për një mbulesë tavoline duhen rreth tre muaj sepse vetë puna kërkon vëmendje, përkushtim dhe dorë të qetë, por kur të mbarojë qëndisja, kënaqësia është e madhe”, tha Nada Janjiq.

Veprën e tij me duart e veta e prezantoi edhe Xhavit Fejzulahi nga Bujanoci, i cili këtë zanat e ka trashëguar nga babai i tij dhe tani e vazhdon traditën dhe shpreson që të zgjasë gjatë në familjen e tij.

“Që fëmijë jam marrë me profesionin e thurrjes së litarëve, tashmë prej 50 vitesh dhe mund të bëj këdo me sy mbyllur. Nganjëherë puna shkon me vështirësi, por unë nuk dorëzohem dhe një promovim pak më i madh i biznesit artizanal nuk do të bënte keq”, shton ai me buzëqeshje.

Vizitorët nuk e fshehën të kënaqur me punimet e shfaqura.

“Zanatet e vjetra janë një thesar, produktet që dalin nga ato punishte janë të bukura dhe dua t'u them të rinjve ta vazhdojnë këtë traditë, por në një mënyrë të re. Zanati do të vlerësohet shumë dhe shkolla jonë profesionale nuk do të heqë dorë nga zejtarët, sepse shërbimet që na ofrojnë kanë qenë të mangëta vitet e fundit”, thotë Biserka Joviq, drejtoresha e gjimnazit “Shën Sava”.

Në mesin e pjesëmarrësve në ekspozitë ishin marangozët Dejan Gjorgjeviq nga fshati Sveta Petka, farkëtari Trajçe Ramadanoviq dhe Milica Joviq nga Bujanoci.

Aktiviteti “Duart e Denja” mbahet që nga viti 2000 dhe sot e kësaj dite shënon një numër të madh temash të realizuara me sukses, që nga zejtaria popullore e deri te përgatitja e specialiteteve degustatore të kuzhinave kombëtare me synimin për të hequr nga harresa vlerat tradicionale.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues