Arkiva e lajmeve
                   

ZBATIMI I MODELIT AUSTRIAK TË ARSIMIT TË DYFISHTË

11. shkurt 2016.

Beograd – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Sërgjan Verbiq dhe ministri i punëve të brendshme të Austrisë, Sebastian Kurc, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në zhvillimin e elementeve të arsimit të dyfishtë në arsimim e mesëm profesional në Serbi. Dokumenti i cili do të ndikoj në mënyrë të konsiderueshme në zvogëlimin e shkallës së papunësisë të të rinjëve në Serbi, e kanë nënshkruar edhe kryetarët e Odës Ekonomike të Serbisë (OES), Marko Çadezh dhe Odës Ekonomike të Austrisë, Kristof Llajt.

Verbiq ka thënë se arsimi i dyfishtë është një vizion i jashtëzakonshëm i partneritetit publiko-privat i cili nënkupton bashkëpunimin e kompanive dhe shkollave në të gjitha nivelet, përkatësisht jo vetëm me arsim të mesëm profesional, por edhe me shkollat e mesme dhe fakultetet. Ministri ka thënë se pak nxënës duhet të trajnohen për shërbimet, ndërsa më shumë për fusha inxhinjerike dhe zanate, dhe shtoi se numër i madh është i interesuar edhe për shkollat ekonomike.

Çadezh ka sqaruar se përkrahja më e  madhe të implementimit të këtij projekti mund t`i ofrohet kompanive austriake të cilat veprojnë në Serbi, ndërsa të cilët kanë karakter në këtë lloj të arsimimit. Është planifikuar edhe përpilimi i profilit të ri – shpediter, ndërsa profilet si zyrtar bankar dhe tregtar do të reformohen. Ai ka shtuar se arsimi i dyfishtë do të kontribuoj kështu që të rinjët nga Serbia të bëhen konkurent në tregun e Unionit Europian dhe se Oda Ekonomike e Serbisë momentalisht fokusohet në përcaktimin e profesioneve të cilat janë të nevojshme ekonomisë serbe, me vërejtjen që i gjithë projekti të kryhet për dy deri tri javë. 

Llajt ka deklaruar që Austria do të bëj të gjitha që Serbia të bëhet shembulli më i mirë në Europë në çështjen e arsimit të dyfishtë. Ai ka shtuar se Europa përballet me problemin e madh të papunësisë të të rinjëve, ndërsa vendet të cilat kanë arsim të dyfishtë këtë problem gati nuk e kanë. Ai tha se mënyra më e mirë për parandalimin e papunësisë të të rinjëve është kompinimi i trajnimeve në ndërmarrje dhe shkolla.

Burimi: Info Centar Jug dhe Trupi Koordinues