Arkiva e lajmeve
                   

ZARIJE MITIQ: PANAIRI I BLETARIS NË MARS

3. shkurt 2022.

Bujanoc - Beograd - Shoqata Multietnike e Bletarëve "Pollen 2012", nën patronatin e Komunës së Bujanocit, më 13 mars organizon Panairin e 6-të Ndërkombëtar të Bletarisë me ekspozitë shitëse të pajisjeve të bletarisë dhe produkteve të bletëve, thonë nga kjo shoqatë.

Panairi Ndërkombëtar i Bletarisë me titull “Bleta nuk njeh kufij” do të mbahet në sallën sportive “Mladost” me fillim nga ora 08:00.

“Në panairin e vitit të kaluar kemi pasur 47 ekspozues, si pajisje bletarie ashtu edhe mjaltë. Pres që këtë vit të ketë përafërsisht të njëjtin numër, e ndoshta edhe më shumë”, thotë Zarije Mitic, kryetare e shoqatës.

Ajo shtoi se ardhjen e kanë konfirmuar bletarët nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria dhe se pritet konfirmimi i ardhjes së bletarëve nga Greqia.

Me ftesën për të gjithë të interesuarit që të vizitojnë panairin e bletarisë, Mitic ka kujtuar respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Për sigurinë e të gjithëve është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe mbajtja e distancës. Ka kohë të mjaftueshme për të parë çdo stendë me produktet e ekspozuara, pa bërë turma të mëdha”, ka thën Mitiq.

Në territorin e komunës së Bujanocit janë 189 bletarë dhe rreth 9300 koshere.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues